FAVORITËT E LEBRON: TË GJITHË NË LIVERPOOL, CR7, I ÇMENDURI ZLATAN

Cristiano Ronaldo edhe ‘i çmenduri’ Zlatan Ibrahimovic janë në mesin e futbollistëve që i pëlqen LeBron James, natyrisht para të gjithëve janë gjithë futbollistët e Liverpoolit, klub që ylli i NBA e adhuron.

35-vjecari, që është ende aktiv në basketbollin profesionist, tashmë po konsiderohet si një ndër më të mirët e të gjitha kohëve.

James e nisi karrierën në NBA afër shtëpisë në Cleveland me Cavaliers para se t’i ndërrojë me Miami Heat, ku fitoi Ligën në vitet 2012 dhe 2013.

Më pas u kthye te Cavaliers më 2015 dhe i drejtoi ata te fitorja e parë në finale kundër Golden State Warriors dhe rrëmbeu titullin e tretë personal.

Nga karantina për shkak të koronavirusit, LeBron James ka treguar futbollistët favorit në rrjetin social Instagram, teksa foli edhe për shumë gjëra tjera me miliona ndjekësit e tij në këtë rrjet social.

“Futbollisti favorit? Disa i kam favorit, disa lojtarë të shkëlqyer”, tha ai në rrjetin social Instagram.

“Fillimisht, çdo lojtar në Liverpool. Mbappe, Neymar, Cristiano Ronaldo, këta janë legjenda. I dua këta djem. E dua Cristiano Ronaldon. E dua Neymarin, e dua Mbappen. Këta janë disa prej tyre”.

Ai shtoi: “Edhe Messi sigurisht. Messi është legjenda. Zlatan? Ai është bythë e çmendur, është i çmendur, por shumë i mirë”.  

Related posts

Konte: Interi meritoi finalen, por Ospina nuk e lejoi

admin

Nouri zgjohet nga koma, Ajaksi vazhdon ndihmën!

admin

Fetel largohet, 3 kandidatë konkurrojnë për vendin e tij

admin

2 muaj pas ndarjes nga jeta, del në dritë surpriza e Kobe Bryant për të gjithë fansat

admin

Napoli, 32 tonë ushqim për banorët e Napolit

admin

Qatip Osmani kthehet në krye të Renovës

admin