FATI I TRISHTË I RONALDINHOS, FESTON DITËLINDJEN E 40-Ë NË BURG

Dikur “ndriçonte” stadiumet e Europës dhe botës me klasin e tij të padiskutueshëm në sportin më popullor në botë, futbollin, ndërsa sot braziliani Ronaldinho është “një yll që ka rënë në mënyrë të pabesueshme e gati-gati është shuar tërësisht.

I lindur në Porto Allegre, më 21 mars të 1980-s, ylli Brazilian sot feston ditëlindjen e tij të 40-ë, por ndryshe nga herët e tjera, tani ndodhet në një burg në Asuncion të Paraguajit, ku mbahet që prej datës 6 mars.

I arrestuar me pasaportë false, Ronaldinho tani akuzohet nga autoritetet paraguaiane edhe si i përfshirë në një skemë për pastrimin e parave, ndërsa pavarësisht garancive të ofruara nga avokatët e tij, ende nuk është lënë i lirë.

Gjatë gjithë karrierës së tij si futbollist, Ronaldinho ka dhuruar spektakël, me fanellat e skuadrave të Paris Saint Germain, Barcelona, Milan, etj., ndërsa së fundi shkëlqeu edhe në një ndeshje të zhvilluar në ambientet e burgut në Paraguai, duke shënuar 5 gola.

Related posts

MEDIAT SPANJOLLE: BARCELONA NIS OFENSIVËN PËR NEYMARIN

admin

Filloi testimi, La Liga pret së paku 30 teste pozitive?!

admin

Vjen një superpërballje e boksit, për bamirësi

admin

Orari i ndërlikuar për Real Madridin

admin

Sanço në dilemë mes Mançesterit dhe Madridit

admin

Rashica, objektiv i Milanit në merkaton e verës?!

admin