Çmenduri/ 793 viktima në 24 orët e fundit në Itali

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 4825, që do të thotë janë 793 viktima në 24 orët e fundit.

Rastet janë shtuar me 4821 duke e çuar në 42681 numrin total të rasteve aktive. Numri i të shëruarave ka shkuar në 6072 dhe 2857 janë në gjendje kritike.

Ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 12773.

Nga viktimat e ditës së sotme vlen të theksohet se vetëm në zonën e Lombardisë e cila është edhe epiqendra e koronavirsut janë shënuar 546 viktima në 24 orët e fundit.

Ditën e sotme listës së shteteve që kanë konfirmuar vdekjet e para i janë shtuar edhe:

Singapor -2

Paraguai -1

Mauritius -1

Bosnje Hercegovina -1

Islanda -1

Finlanda -1

/Aiglon Pali/

Related posts

Qeveria franceze i ka “porositur 250 milionë maska” për mbrojtje nga coronavirusi

admin

Kroacia drejt zgjedhjeve të parakohshme në fund të qershorit

admin

Koronavirusi, British Airways pushon nga puna 12 000 punonjës

admin

Bosnje Hercegovina dhe 5 shtete të tjera konfirmojnë vdekjet e para nga Koronavirusi

admin

BM, mbi 31 000 viktima nga COVID-19, 626 viktima në 24 orët e fundit

admin

Lituania, Letonia dhe Estonia hapin kufijtë

admin