Britani/ Qeveria do të paguajë deri në 80% të pagave për punëtorët

Qeveria e Britanisë ka dalë në vendimin se do të paguajë pagat e punonjësve të cilët nuk do mund të punojnë për shkak të pandemisë koronavirus.

Ajo do të paguajë 80% të pagës për stafin që mbahet nga punëdhënësi i tyre, duke mbuluar pagat deri në 2.500 pound në muaj.

Kjo masa do të ndalojnë pushimin nga puna të punëtorëve për shkak të krizës, tha kancelari Rishi Sunak.

Firmat kishin paralajmëruar se virusi mund t’i falimentonte ata dhe në këtë mënyrë do të ishin të detyruar që të bënin reduktime të punëtorëve.

Sunak tha që mbyllja e lokaleve dhe restorantet do të ketë një “ndikim të rëndësishëm” në bizneset.

Kancelari tha se masa do të thotë që punëtorët do të jenë në gjendje të mbajnë punët e tyre, edhe nëse punëdhënësi i tyre nuk do të mund t’i paguante ato.

“Unë e di se njerëzit janë të shqetësuar për humbjen e punëve të tyre, duke bërë që të mos jenë në gjendje të paguajnë qiranë ose hipotekën, apo për të mos pasur sa duhet para për ushqim dhe fatura … për të gjithë ata që janë në shtëpi tani, të shqetësuar për ditët në vazhdim, Unë u them se nuk do të jeni vetëm në këtë kohë, tha kancelari i thesarit të shtetit Sunak.

Kjo gjë do të ndodhë për herë të parë në histori.

Top Channel

Related posts

Prokuroria e Stambollit përgatit aktakuzë për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi

admin

Ndalohen 196.000 persona në hyrje të Gjermanisë nën dyshimin për koronavirus

admin

Sllovenia ndan 3 miliardë euro për të shpëtuar ekonominë e saj nga koronavirusi

admin

Virusi korona mbyll 30 qytete të mëdha në Turqi

admin

Evropa rihap kufijtë pas tre muajve kufizim

admin

Laurentis: Bisedojë vetëm për ofertat 100 milionëshe

admin