Angela Merkel shihet duke blerë vetë në një dyqan

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, duket se është duke e përjetuar krizën e koronavirusit njësoj si miliona gjermanë të tjerë. Ajo është parë si kliente në një dyqan, duke shkuar nga rafti në raft për të kërkuar produkte të nevojshme.

Në disa fotografi të publikuara nga gazeta Bild, shefja e qeverisë gjermane shihet duke blerë produkte ushqimore të premten pasdite në Berlin.

Së pari, ajo shkoi në sektorin e perimeve e më pas te sektori i ëmbëlsirave.

Përpos prodhimeve ushqimore, ajo bleu edhe sapun dhe letër tualeti dhe në fund pagoi me kartelë bankare.

Merkel njihet për sjelljen modeste. Ajo edhe më parë është fotografuar duke e kryer vetë pazarin për nevojat shtëpiake.

Related posts

Airbus shënon humbje prej 481 milionë eurove në tremujorin e parë

admin

Koronavirusi nuk do të dëmtoj buxhetin gjerman

admin

Nju Jorku bëhet vatra më e madhe e koronavirusit

admin

Pandemia, 36.5 milionë amerikanë humbin vendet e punës

admin

Modelja e “Victoria’s Secret” është infektuar me Covid-19

admin

Moskë, 2 për qind të banorëve infektohen me koronavirus

admin