9 raste të reja me koronavirus, numri i përgjithshëm shkon në 85

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë ditës së sotme janë regjistruar edhe 9 raste të reja me koronavirus në vend. Numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid 19 në vendin tonë deri në ora 12:00 shkon në 85. Raste me koronavirus deri më tani ka në qytetet e Shkupit, Dibrës, Shtipit, Kavadarit, Gostivarit dhe Ohrit.

“Pacienti i vetëm që është nën aparat të frymëmarrjes është në fazë kritike. Tek tre pacient tjerë është zhvilluar formë e pneumonisë së rëndë por që për momentin janë në gjendje stabile. Pacientët tjerë kanë pasqyrë më të lehtë klinike. Të gjithë pacientët që po i nënshtrohen trajtimit shtëpiak janë në kontakt të vazhdueshëm me Klinikët”, shtojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Related posts

KRRE vendos sot për çmimet e reja të derivateve të naftës

admin

​BDI i fton partitë shqiptare dhe qytetarët që ta mbështesin kauzën “kryeministri i parë shqiptar”

admin

Kapen 25 migrant në autostradën Shkup-Veles

admin

Qytetarët të cilët do të arrijnë në vendkalimet kufitare do të transportohen deri tek karantinat shtetërore çdo ditë në ora 10:00 dhe ora 20:00

admin

Jep dorëheqjen drejtori e Fondit të Sigurimit Shëndetësore, Den Donçev

admin

Fadil Zendeli emërohet nënkryetar i kuvendit

admin