Virusi na ndryshoi zakonet, nuk ka më dasma e festa, varrimet vetëm nga familja

Kovid -19 ka zhdukur ritet fetare dhe zakonet shqiptare.

Nëse në familjen tonë vinte në jetë një bebe të gjithë të afërmit me lule në dorë shkonin në spital për t’i uruar foshnjës jetëgjatësi.

Por tashmë bebin e sapolindur na spital nuk e sheh as babai,por vetëm mjekët dhe nëna.

Shoqëria jonë beson nëse data e dasmës ndryshon, sjell fatkeqësi tek çifti i ri. Por kjo bestytni në kohën e koronavirusit nuk besohet më. Agjencitë martesore po përballen me një lumë telefonatash ku nuset anulojnë datën e dasmës, për pasojë në këtë pranverë deri më tani Sonila Guberi,nuk ka dhënë asnjë fustan me qira.

Pas gëzimit të jetës,zakonet ndryshuar edhe tek fatkeqësitë njerëzore. Tashmë personi që ka ndërruar jetë shoqërohet vetëm nga familjarët,pra jo më shumë se 4 persona.

Ne po ndryshojmë kulturën dhe zakonet tona,kjo për të shmang kontaktin me shumë njerëz dhe për tu mbrojtur nga koronaviruesi. Një dasmë e anuluar sot sjell një familje të shëndetshme nesër./t.ch

Related posts

Vazhdojnë përplasjet politike në Kosovë, Thaçi: Të mos ushtrohet presion ndaj Gjykatës Kushtetuese

admin

Kurti: E kam takuar dy herë Grenellin dhe në dy takimet e kam shikuar në sy, por s’i kam thënë që do ta heq tarifën 100 %

admin

Deputetja e PDK-së: Kurti, Vitia dhe Sveçla duhet të japin përgjegjësi për vdekjen tragjike të 26 vjeçarit

admin

Ndodhet në karantinë, kryeministri grek në pritje të rezultatit të testeve ndaj COVID 19

admin

Shërohet pacienti i parë me Covid-19 në Shqipëri

admin

Letra e Hashim Thaçit drejtuar Albin Kurtit (Dokument)

admin