Turqi/ Shkon në 670 numri i të prekurve, 9 viktima

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, njoftoi se numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend është rritur në 670, ndërsa i viktimave në 9, transmeton AA).

Koca, këtë e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, duke treguar se në 24 orët e fundit janë testuar 3.656 të dyshuar.

“Prej tyre 311 janë pozitive. Numri i përgjithshëm i të sëmurëve arriti në 670. Humbëm 5 prej të sëmurve të moshuar dhe me rezistencë të dobët. Deri më tani kemi 9 të vdekur. Të gjithë të moshuar”, u shpreh Koca.

Ministri turk gjithashtu bëri thirrje për mbrojtjen e të moshuarve.

Related posts

Shifra të frikshme nga Spanja, 394 viktima nga Covid-19 këtë të diel

admin

Johnson: Koronavirusi ka shkaktuar katastrofë

admin

Yjet e Volsburgut ndihmojnë me punë në supermarkete

admin

Indi: Burgim i përjetshëm për infektim të qëllimshëm me koronavirus

admin

Nis lehtësimi i masave në New York

admin

Heiko Maas: OBSH-ja duhet të financohet

admin