Spasovski: Kush nuk respekton masat e vetëizolimit, do të dërgohet në karantinë

Kryeministri Oliver Spasovski, sonte në emisionin “Vin –Vin” në TV Telma, njoftoi se me siguri që do të merren masa për të transferuar automatikisht këdo që nuk respekton urdhrin në izolimin në shtëpi, në qendrat e karantinës dhe përsëri u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e marra.
“Kemi dy lloje të vetëizolimit – me vendim për mbikëqyrje shëndetësore atyre personave që janë drejtpërdrejt në kontakt me një person me koronavirus, të cilët vizitohen nga shërbimet patrulluese. Ka disa raste kur vendimi për izolim nuk respektohet dhe ndaj tyre tashmë janë shqiptuar gjoba. Ende nuk ka burg. Dhe njerëzit që kthehen nga vendet e rrezikut të mesëm dhe të lartë janë duke nënshkruar një deklaratë se ata do t’i përmbahen vetëizolimit të tyre. Me siguri nesër do të vendosim që ata që nuk do të jenë në vetëizolim, por që duhet të jenë, gjatë verifikimit, do të dërgohen në qendrat e izolimit. Prandaj apeloj që ajo që duhet të respektohet, të respektohet “, tha Spasovski.
Ai konfirmoi gjithashtu se kapacitetet e policisë dhe të ushtrisë tani me gjendjen e jashtëzakonshme janë plotësisht në funskion dhe në bazë të kësaj po përgatitet një plan edhe për ushtrinë edhe për policinë.
Si pjesë e masave për të parandaluar përhapjen e virusit, Spasovski njoftoi gjithashtu se Vodno që nesër do të jetë e mbyllur për qytetarët nga ora 18 deri në orën pas 6 të mëngjesit për të parandaluar grumbullimin e qytetarëve dhe shtoi se do të hetohet informacioni për marrjen me qira të shtëpive në disa në disa lagje të qytetit si dhe kontratave për dhënien me qira.

Related posts

Filipçe: Kulmi i sëmundjes për afro një muaj, pritet që në vend të ketë rreth 2.000 të sëmurë nga Kovid-19

admin

A e dini sa ura ka në territorin e Maqedonisë së Veriut?

admin

Hiqet transporti ndërurban dhe urban në Kumanovë dhe mbyllen një pjesë e shitoreve

admin

MPB: Arrestohen 17 persona, shkelën orën policore

admin

Maqedonia do të blejë 31 aparate për frymëmarrje me çmim prej 25,000 eurove

admin

Serbia nis 4.000 tonë miell drejt Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi

admin