Shërohet pacienti i parë me Covid-19 në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë duke bërë më dije se pacienti një ka rezultuar negativ për Covid-19 edhe në testimin e dytë.

Në një postim në Facebook, ai shkruan:

Testi i dytë konfirmon negativ kontaktin e parë të pacientit zero. Del negativ edhe një pacient tjetër. Mirënjohje me përunjësi mjekëve të spitalit infektiv. Heronj”.

Dy ditë më parë pacientit të parë, i cili ishte kontakt i pacientit zero, i është bërë testi për Covid-19 pas disa ditësh trajtim, ku doli negativ. Mjekët thanë se nëse dhe në testin e dytë do të dilte negativ, atëherë mund të thuhej se ai ishte i shëruar.

Ndërkaq Rama ka njoftuar se edhe një pacient tjetër me koronavirus në testin e parë ka dalë negativ, ndërkaq do të pritet testi i dytë pas 48 orësh për të konfirmuar rastin e dytë të pacientit të shëruar ose jo. /tvklan.al

Related posts

`NIS SHTETRRETHIMI` USHTRIA MERR NËN KONTROLL TIRANËN DHE AUTOSTRADËN

admin

​Inspektorati dhe policia ndërmarrin aksion të gjerë në Prishtinë

admin

Shqipëri, numri i të infektuarve me koronavirus shkon në 76

admin

Dhunë dhe masakër mizore ndaj banorëve të Kotlinës

admin

Pesë të infektuar me koronavirus në Fushë Kosovë janë në gjendje stabile

admin

Hoti takon presidentin e KE-së, diskutohet për liberalizimin e vizave

admin