Pendarovski e nënshkroi Instrumentin për aderimin drejt NATO-s

Presidenti Stevo Pendarovski e nënshkroi Instrumentin për aderimin e vendit drejt NATO-s, që paraqet hap final për anëtarësimin në Aleancë.

“Me këtë dokument, unë, si President i shtetit, deklaroj solemnisht që Republika e Maqedonisë së Veriut aderon drejt Marrëveshjes Atlantikut të Veriut dhe detyrohet me përkushtim t’i zbatojë të gjitha dispozitat e përfshira në këtë Marrëveshje. Qytetarë të nderuar, ky është akti i fundit politik me të cilin vendi ynë zyrtarisht hyn në Aleancën e NATO-s. Ia ka vlejtur investimi sepse brezave tanë të ardhshëm u mundësojmë stabilitet, siguri dhe prosperitet më të madh. Urime na qoftë”, tha presidenti Pendarovski pas nënshkrimit të Instrumentit të aderimit të Republikës së Maqedonisë së veriut në NATO.

Instrumenti i aderimit paraprakisht u nënshkrua nga ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

“Me këtë nënshkrim, e plotësojmë premtimin drejt brezave të ardhshëm dhe vizionin e një Ballkani Perëndimor të qëndrueshëm, të sigurt dhe të prosperuar. Një shtet është i fortë sa janë të shëndetshme institucionet e saj demokratike, por  një shtet është i fuqishëm po aq sa ka miq. Me 29 aleatë, tani e tutje, Maqedonia e Veriut është më e fortë dhe më e sigurt se kurrë. Urime atdhe”, tha ministri Dimitrov.

Related posts

Zgjedhjet, partitë heqin dorë nga të gjitha aktivitetet

admin

Disa banka s’heqin dorë nga fitimi i tyre, do të llogaritet shkallë interesi edhe për grejs periudhën

admin

Llukarevska: Kompanitë në mënyrë vullnetare vendosin për masat

admin

Arrestohen 45 persona, shkelin masën e orës policore

admin

Filpçe: Gjendja nëpër spitale është e përballueshme

admin

Filipçe: Të lahen apo dezinfektohen duart pasi të përdoret transporti publik

admin