Ne MPB nje i punesuar me COVID 19

Punonjës i informatikës në Departamentin e informatikës dhe telekomunikacionit në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) ka rezultuar pozitiv me koronavirus – Kovid 19, bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev sonte në intervistën për Kanal 5.

“Njerëzit tashmë janë dërguar në izolim, ndërsa me Institutin e Shëndetit Publik (ISHP), sipas rekomandimeve, është kryer dezinfektim në të gjitha ambientet në të cilat ka qenë ai”, theksoi Çulev.

Ministri njoftoi se Asociacioni ndërkombëtar i policisë në vend u ka shpërnda policëve pajisje mbrojtëse dhe mjete për dezinfektim. Çulev shtoi se MPB kishte shpallur tender me procedurë të shkurtër për furnizimin me pajisje mbrojtëse.

Related posts

Dr. Mikiç: Herët për parashikime, ne jemi akoma në fillim të pandemisë

admin

53 raste të reja dhe 5 të vdekur në 24 orët e fundit

admin

Filipçe: Janë kryer 1 800 testime në nivel kombëtar

admin

Gostivar, 18 persona ndodhen në vetizolim

admin

Mickoski: Askush përveç Zaevit nuk do zgjedhje

admin

Ademi: Qeveria ka vendosur për mësim në distancë, nga nesër platforma online

admin