Ndryshon sërish orari i lëvizjes së njerëzve, Rama: 5 deri 13:00, të dielën askush në rrugë

Kryeministri Edi Rama njofton se nga nesër regjimi i lëvizjes ndryshon sërish.

Sipas tij nuk kemi asnjë orë e jo më ditë për të humbur me edukimin e të pabindurve, të cilëve shumë shpejt do të detyrohemi t’ua kthejmë me të njëjtën monedhë, jo vetëm duke i ndëshkuar me gjobat e sanksionet në fuqi po edhe duke u ndërprerë çdo lloj ndihme e shërbimi shtetëror!

Nga nesër në orën 13.00, gjatë gjithë ditës së dielë, deri të hënën në orën 05.00, do të jetë gjithçka e mbyllur, në të gjitha qendrat urbane të Republikës së Shqipërisë.

Nga nesër orari i lëvizjes do të jetë 05.00 – 13.00! Ky do të jetë në vijim edhe orari i pikave të shitjes së ushqimeve, ilaçeve apo shërbimeve bankare, si edhe orari i punës së punonjësve të administratës.

Nga nesër në orën 13.00, gjatë gjithë ditës së dielë, deri të hënën në orën 05.00, do të jetë gjithçka e mbyllur, në të gjitha qendrat urbane të Republikës së Shqipërisë. Në rrugë do të jenë vetëm forcat e policisë, ushtrisë, njësive kritike të shërbimeve shtetërore dhe atyre të kompanive mediatike!

Kjo është luftë dhe armiku nuk po largohet, por po afrohet çdo minutë! Prandaj mblidheni mendjen bashkë me mua që duhet të shtrëngojmë çdo ditë vidat e zinxhirëve mbrojtës, nëse nuk duam të na grijë si helmi mizat!”, shkruan Rama.

Related posts

Molliqaj: Kurtit i kaloi koha

admin

Nuk respektojnë vendimin e qeverisë, afër 40 të arrestuar

admin

Partitë në Kosovë bëhen gati për zgjedhje nacionale, shkak pozita e Presidentit

admin

Duma: Oligarkët po kërcënojnë njerëzit me largim nga puna

admin

​Thaçi: Duhet të ndalen urgjentisht kërcënimet që vijnë nga grupi i Kurtit

admin

Mihrije Braha humb ‘kontrollin’, shanë më nënë politikanët

admin