I izoluar në konviktet e Prishtinës, Robert Berisha: “Nuk kam takuar as vajzën”

Robert Berisha bëri me dije se është futur në karantinë me urdhër të autoriteteve të Kosovës, si pjesë e masave për të ndaluar përhapjen e Koronavirusit në vend.

Ai qëndron i izoluar në konviktet në Prishtinë, pasi mbajti një koncert pak ditë më parë në Amerikë.

Pas kësaj, Roberti ka treguar se si po kalon ditët në karantinë dhe nuk duket aspak i lumtur. Këngëtari thotë se në konvikt kushtet janë skandaloze dhe e ka marrë malli për të bijën.

“Jemi vendosur në dhomat e studenteve në Prishtinë. Kishim një koncert në Amerikë dhe kur u kthyem na izoluan në konviktet në Prishtinë. Jemi në dhomat e studentëve ku flejë studentët. Nuk kemi me çfarë merremi, ndoshta nesër do na sjellin ndonjë tastierë për të kaluar kohën . Vajzën nuk e kam takuar, direkt nga aeroporti më kanë sjell këtu. Vajzën doja ta takoja. Kushtet nuk janë të mira. Nuk është e drejtë tu futemi në dhomë studentëve, të cilët kanë rrobat ende këtu. Unë kam postuar story në Instagram të banjës me kushte jo të mira, por ka edhe më keq në këtë situatë të jashtëzakonshme që ndodhemi .Kishte edhe të moshuar kur erdhëm nga Stambolli, sepse nuk kanë ku të futen. Dua t’ju jap një mesazh atyre që po na ndjekin, kanë fat që janë pranë familjarëve të tyre dhe shpresoj që do ta kalojmë këtë situatë,”- tha Roberti.

Kujtojmë se pak ditë më parë, këngëtari habiti me deklaratën e tij në rrjetet sociale ku tha se nëse ke frikë nga koronavirusi nuk je shqiptar.

Related posts

Kosovë, Lladrovci nuk pajtohet me vendimin e ministrit Vitia për orarin e lëvizjes

admin

Kosovë, riatdhesohen 300 persona nga Turqia

admin

`NIS SHTETRRETHIMI` USHTRIA MERR NËN KONTROLL TIRANËN DHE AUTOSTRADËN

admin

Këshilltari i Kurtit paralajmëron padi për shpifje ndaj Ramush Haradinajt

admin

Heqja e tarifave, Serbia nis ta “pushtojë” Kosovën me mallra

admin

Tragjedia e familjes Roçi, varfëria ekstreme e 5 fëmijëve

admin