Haradinaj thotë se Qeveria që e hoqi taksën pjesërisht, po largohet me ‘marre’

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria Kurti që sot e hoqi taksën për lëndën e parë ndaj mallrave të Serbisë, ashtu si e kishte fillimin e turpshëm, edhe po largohet me turp.

“Ashtu si e kishte fillimin e turpshëm, Qeveria në ikje gjithashtu po largohet me turp”, ka shkruar Haradinaj. Tutje, Haradinaj tha se kjo me këtë veprim u zhvlerësua kundërvlera për marrëveshjen finale dhe e humbi kreditin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Me këtë e zhvlerësoi kundërvlerën për marrëveshjen finale dhe e humbi plotësisht kreditin te partnerët ndërkombëtarë, e posaçërisht me te SHBA’ja”, ka thënë Haradinaj.

(Kosova Sot Online)

Related posts

Kosovë, 28 raste të reja me koronavirus dhe tetë të shëruar

admin

SHBA-të premtojnë 100 milionë dollarë për Shqipërinë dhe vende të tjera në luftën kundër coronavirusit

admin

Këta do të jenë ministrat e Nismës në Qeverinë Hoti

admin

Edhe një viktimë nga Covid-19 në Kosovë

admin

Për 24 orë në Kroaci janë regjistruar 74 tërmete

admin

Shqipëria shënon 27 raste të reja me koronavirus, në total 304 të infektuar

admin