Guvernatori i Kalifornisë: Qëndroni në shtëpi, virusi rrezikon 40 MILION BANORË!

Kalifornia lëshon urdhrin: Qëndroni në shtëpi

Kalifornia, shteti më i populluar i SHBA-së, lëshoi urdhrin “qëndroni në shtëpi”, si masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Guvernatori Gavin Newsom u tha banorëve se ata duhet të dalin nga shtëpia vetëm kur është e domosdoshme.

“Është një kohë kur duhet të bëjmë vendime të vështira. Duhet ta pranojmë realitetin”, tha ai.

Më herët, Newsom ka parashikuar se mbi gjysma e popullsisë prej 40 milionë banorësh e shtetit të tij do të infektohet me koronavirus, në dy muajt e ardhshëm.

Kalifornia është ndër shtetet e para amerikane që sjell kufizime të përgjithshme.

Në fillim të kësaj jave, Nevada ka njoftuar se bizneset jothelbësore do të mbyllen për 30 ditë.

Koronavirusi, i cili e shkakton sëmundjen COVID-19, ka vrarë 250 persona në SHBA dhe ka infektuar mbi 14,000 të tjerë.

Related posts

Në kohën e virusit korona, Cardi B është shtruar me urgjencë në spital

admin

Çfarë është Hantavirusi, virusi që thuhet se u rishfaq në Kinë?

admin

Hapen dyqanet dhe muzetë në Kroaci, fillon edhe transporti publik

admin

Mes frikës dhe kaosit nga koronavirusi ka arsye për shpresë, ja disa efekte pozitive

admin

Myslimanët në Gjermani gradualisht do të kthehen në xhami, komfor rregullave shëndetësore

admin

Eksperti i OKB: Kriza e karkalecave do të përhapet, rrezikon ushqimin e 25 milionë njerëzve

admin