Filipçe: Të gjithë pacientët janë infektuar pas kontaktit me të sëmurë

Pacientët e sëmurë nga koronavirusi të cilët mjekohen në Klinikën infektive trajtohen në mënyrë simptomatike, me terapi me antibiotikë atëherë kur do të vlerësohet rreziku nga superinfeksioni bakterial. Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Fakultetin farmaceutik i ka shqyrtuar punët profesionale sipas të cilave veprimi i mirë në mjekim jep ilaçe të cilat janë shfrytëzuar kundër malarjes dhe se nëse tregohet se ato me të vërtetë japin ndonjë efekt do të furnizohen. Të gjithë pacientët janë infektuar pas kontaktit paraprak me ndonjë të sëmurë ose bartës të virusit në inkubacion.

Filipçe informoi se përveç pacientes së parë e cila është lëshuar në shtëpi ka edhe dy pacientë të cilët janë në fazë të shërimit. “Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të cilët mjekohen në Klinikën infektive dy tani më janë në fazë të përmirësimit të gjendjes”, ka thënë ministri.

I pyetur nëse të gjithë të infektuarit paraprakisht ishin në kontakt me të infektuarit ose tek disa ka ekzistuar pasqyrë si janë infektuar, Filipçe sqaroi se të gjithë pacientët të cilët janë infektuar në kontakt me paraprakisht të infektuar ose bartës së virusit në inkubacion.

“Tani për tani të gjitha informacionet që i kemi për të gjithë pacientët që i kemi tregojnë se kanë pasur kontakt me personin e infektuar ose person i cili nuk ka qenë bartës në fazën e inkubacionit. Në vendin tonë nuk ka vatër të regjistruar të a.q. autokton. Për të gjithë ka të dhëna se ishin në kontakt me ndonjë të infektuar”, ka thënë ministri Filipçe.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve nëse rastet e reja të cilat janë testuar në spitalin “Zhan Mitrev” lidhen me rastet paraprake, Filipçe theksoi se “të gjithë lidhen me pacientët tani më aktualë tek ne, përveç klasterët e rinj të cilët ishin rezultat i njerëzve të ardhur nga rajonet e rrezikshme ose në kontakt me të infektuarit nga vende tjera”.

Mosha mesatare e 19-të rasteve të reja, sipas Filipçes, nëse përjashtohet vajza 4-vjeçare, është dyzet vjeçare.

Related posts

Tre mijë shtëpi në Tetovë pa ujë të pijshëm, banorët të shqetësuar nga korona virusi, kërkojnë ujë sa më shpejt!

admin

Filipçe: Në bazë të infektimeve do të rishohim edhe masat

admin

Katica Janeva sot do të dëshmojë në rastin “Reket”

admin

MSh: 30 raste të reja me koronavirus

admin

Spasovski: Jemi në gjendje të jashtëzakonshme por qytetarët do të mund të lëvizin

admin

Plazhet në Ohër dhe Strugë, punonjësit rrezikojnë vendet e punës

admin