“Evropa nuk do të rimëkëmbet” pa Italinë

Bashkimi Evropian mund të mos rimëkëmbet kurrë nëse blloku e lë Italinë vetëm gjatë pandemisë së koronavirusit, tha ministri i Financave i Francës, Bruno Le Maire.

“Nëse secili vepron për vete, nëse ne i lëmë vetëm disa shtete, nëse i themi Italisë për shembull ‘dilja vetë’, Evropa nuk do të rimëkëmbet kurrë”, tha Le Maire.

Italia është vendi i goditur më së keqi në Evropë nga koronavirusi.

Mbi 41,000 njerëz janë infektuar atje, ndërsa mbi 3,400 pacientë kanë humbur jetën.

Banka Qendrore Evropiane ka aktivizuar këtë javë një paketë të ndihmës, në vlerë prej 750 miliardë eurosh, për të lehtësuar ndikimin e pandemisë së koronavirusit në vendet e Eurozonës, ku bën pjesë edhe Italia.

Related posts

Ellen DeGeneres kritikohet nga njerëzit pas shakasë së saj

admin

Një paketë prej 590 miliardë dollarësh për t’i bërë ballë pandemisë

admin

Ekonomia botërore, në krizë më të thellë se në vitin 2008

admin

Brenda gjysmë ore, merr kredi pa interes deri në 500 mijë euro, kjo është Zvicra

admin

OBT mbështet Australinë për paketimin e thjeshtë të cigareve

admin

Tërmet i fuqishëm godet Indonezinë

admin