Enden rrugëve të botës, paratë po ju harxhohen, presin që MPJ të bëjë diçka për t’i kthyer në vendlindje

Në Zvicër, Austri, Bonje-Hercegovinë, Spanjë. Qindra qytetarë vazhdojnë të enden rrugëve të shteteve të huaja, ose qëndrojnë tek të afërmit e tyre, në pritje që Ministria e Punëve të Jashtme t’i kthejë në vendlindje. Mbyllja e kufijve për shkak të koronavirusit nga ana e shumë shteteve të Evropës, i ka lënë ata pa alternativë për kthim. Një ndër ta është edhe Ismail Zeqiri. Ai duke u kthyer nga Austria ka mbetur i bllokuar në Sarajevë, ku nuk ka asnjë të njohur.

“Të hënën e rregulluam veturën dhe u nisëm për në Mal të Zi, ku nuk na lanë të hyjmë, se ishin mbyllur kufijtë, na kthyen prapa dhe tash kemi mbetur këtu”, deklaroi Zeqiri.

TV21: Ku po rrini në Sarajevë, çfarë po bëni?

“Ku po mundemi! Ka dhoma për të bujtur me para, përderisa kemi para mirë, por edhe paratë i kemi nga fundi, po na u harxhuan do të duhet të flemë në makinë”, tha ai.

Ismaili bashkë me 2 shokët e tij thotë se të martën është paraqitur në Ambasadën e Maqedonisë në Sarajevë, por deri më sot nuk i kanë kthyer asnjë përgjigje nëse do t’u ndihmojnë për t’u kthyer në vend.

Përgjigje nga ambasada e vendit në Austri po pret edhe Egzon Jusufi, i cili me 3 miqtë e tij ka ngelur në Vjenë. Ka bërë dy herë përpjekje për të kaluar kufijtë me makinë, por nuk ia ka arritur.

“Edhe mbrëmë deshëm të nisemi nga Rumania, por ishte bllokuar kufiri në Bullgari, kështu që kemi mbetur s’kemi as ku të rrijmë e edhe nga paratë jemi dobët sepse s’kemi ardhur të rrijmë këtu”, tha Jusufi.

TV21: Ku po rrini për momentin?

“Për momentin jemi tek një katundari im që na ka marrë këtu”, u përgjigj Jusufi.

TV21: Keni kontaktuar me ambasadën e Maqedonisë në Vjenë?

“Dje ishim në ambasadë dhe vetëm na i morën emrin-mbiemrin, pasaportën, as masa nuk morën, na thane se do të na kontaktojnë pas 2 javësh, e dy javë ku të rijmë ne?!”, pohoi Jusufi.

Nga Ministria e Jashtme ende nuk ka një përgjigje zyrtare se çfarë do të bëhet me qytetarët e mbetur jashtë e që nuk kanë qëndrim të rregulluar.

Të pyetur nëse tashme kanë një numër të qytetarëve të paraqitur në përfaqësitë diplomatike-konsullore, nga MPJ shkurt përgjigjen se ende janë duke procesuar informacionet që po i marrin nga ambasadat tona nëpër botë.

Related posts

Ja kush janë emrat e sekretarëve shtetëror nga BDl

admin

“Korona”, Zaev dhe Mickoski duhet të qëndrojnë dy javë në karantinë

admin

Lazim Destani viziton Klinikën Kirurgjikale në Shkup

admin

Në Maqedonin prej nesër 14 pika për test nga koronavirusi

admin

Ahmeti nesër viziton Artan Grubi në qeveri

admin

Ndalesa për qarkullim, regjistrohen 46 shkelje gjatë 24 orëve

admin