Do luhet me tifozë, UEFA përcakton datën e ndeshjes Maqedoni – Kosovë

Ishte parashikuar të luhej më 6 mars me praninë e tifozëve, por sfida gjysmëfinale e Play Off-it të Europianit mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës u shty për shkak të përhapjes me shpejtësi të koronavirusit.

UEFA ka vendosur që takimi të rikuperohet pikërisht më 4 qershor në stadiumin ‘Teodor Proeski” në Shkup, me praninë e tifozëve, ndërsa tashmë vendimi u është përcjellë edhe federative respektive të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Fituesi i çiftit Maqedoni e Veriut–Kosovë do të përballet në finale me fituesin e çiftit Gjeorgji-Bjellorusi, në fushën e njërës prej këtyre dy të fundit, më 9 qershor, ndërsa “Dardanët” do të provojnë të sigurojnë një vend në Europianin 2021.

Top Channel


Related posts

UEFA nesër mbledhje për të vendosur çfarë do të ndodhë me futbollin

admin

Mançester Siti merr talentin më të madh të Peru-s

admin

Solskajer mendon largimin e disa lojtarëve gjatë verës

admin

Olimpik Lioni, nis veprime juridike kundër LFP

admin

Abraham përfundon në listën e dëshirave të Barcelonës

admin

Ademi, me më shumë trofe te Dinamo Zagrebi

admin