Covid-19/ Konfirmohet: SHBA kufizon udhëtimet drejt Kanadasë dhe Meksikës

Gjatë një konference të mbajtur ditën e sotme, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo konfirmoi se SH.B.A. ka vendosur të “kufizojë udhëtimet jo thelbësore” me Meksikën, përtej kufirit të tyre të përbashkët.

Pompeo diskutoi edhe për kufizimin e udhëtimit në Kanada gjithashtu.

“Presidenti Trump njoftoi se Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja kanë rënë dakort së bashku për të kufizuar udhëtimet jo thelbësore në kufijtë tanë, ai hyn në fuqi në mesnatë. Shtetet e Bashkuara dhe Meksika kanë rënë dakord të kufizojnë udhëtime jo thelbësore përtej kufirit tonë të përbashkët. Të dy vendet tona e dinë rëndësinë e të punuarit së bashku për të kufizuar përhapjen e virusit, “tha Pompeo.

Marrëveshja midis Meksikës dhe Kanadasë do të hyjë në fuqi më datën 21 Mars.

Sipas bilancit të fundit, në SHBA numërohen 16.068 persona të infektuar, me një shifër mbi 2.269 raste vetëm në 24 orët e fundit. 219 ka arritur numri i viktimave, ku 12 janë shënuar vetëm ditën e sotme.

Top Channel

Related posts

Italia hap kufijtë me BE-në më 3 qershor

admin

James Hooper i bie shuplakë Kurtit

admin

Katar, 49 mijë euro gjobë ose tre vite burg për mosmbajtje të maskës

admin

Kinë, intensifikohen kufizimet kundër COVID-19

admin

Trump paralajmëron për rritje të numrit të viktimave nga KOVID-19

admin

Sanders tërhiqet nga gara për në Shtëpinë e Bardhë

admin