Cilat shtete europiane janë në karantinë dhe kush e ka radhën pas tyre

Katër vende anëtare të Bashkimi Europian janë në karantinë për të luftuar përhapjen e virusit COVID-19, ndërkohë ka ende pasagjerë që përpiqen të kthehen në shtëpitë e tyre, por janë duke i kthyer mbrapsht.

Të mërkurën, Belgjika iu shtua shteteve të BE-së që vihen në karantinë, duke iu bashkuar Francës, Italisë dhe Spanjës.

Të paktën 3,426 persona kanë humbur jetën në Europë dhe në Mbretërinë e Bashkuar nga virusi dhe kontinenti tani quhet “epiqendra e epidemisë”, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Italia është goditur veçanërisht rëndë nga virusi dhe përbën 70 për qind të fataliteteve të unionit dhe tani duket se është drejt rrugës për t’ia kaluar Kinës për numrin e vdekjeve.

Belgjika

Urdhri për vetizolim në Belgjikë do të zgjasë deri më 5 prill, më gjatë se afati 15-ditor që është vendosur në Francë dhe në Spanjë.

Banorët duhet të qëndrojnë në shtëpi, përveç rasteve kur duhet të shkojnë në punë, markete, godina shëndetësore apo të vizitojnë njerëz në nevojë. Atyre iu lejohet edhe dalja për aktivitete fizike.

“Autoritet po mbështeten mbi sensin e përgjegjësisë vetjake të çdo belgu dhe respektimin e këtyre vendimeve të marra për mbrojtjen e tyre dhe të afërmve të tyre. Vetëm angazhimi personal i secilit prej nesh do të bëjë të mundur që këto masa shtrënguese të kenë një ndikim real mbi situatën”, thuhej në deklaratën e qeverisë.

Franca

Karantina në Francë është e ngjashme me atë në Bruksel, përveç se aktivitetet fizike duhen bërë pa pasur të tjerë pranë.

Grumbullimit të çfarëdo lloji janë ndaluar nga kryeministri Edouard Philippe i cili theksoi të martën në mbrëmje se njerëzit nuk duhet të shkojnë në funeralet e miqve apo të afërmeve të tyre gjatë kësaj kohe, duke shprehur mirëkuptimin e tij se kjo mund të jetë “diçka e tmerrshme për t’u dëgjuar”.

Por në ditën e tretë të karantinës, kritikat po shtohen në Francë me akuza ndaj policisë se po ushtrojnë dhunë.

Francezëve u kërkohet të justifikojnë lëvizjet e tyre përmes një formulari që duhet t’ia tregojnë autoriteteve, në rast të kundërt mund të gjobiten me 135 euro.

Franca ka hapur dhe qendra vetizolimi për të pastrehët.

Italia

Italia ishte vendi i parë në BE që u vu në karantinë. Rajonet e veriut ishin të parat që shprehën shqetësimin nga masat izoluese të cilat javën e shkuar u shtrinë në mbarë vendin.

Më shumë se 42 mijë persona i kanë thyer rregullat e karantinës deri më tani, sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Brendshme.

Irlanda

Republika e Irlandës pritet të shpalosë ligjet e emergjencës për t’i dhënë mundësi shteti për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Mbretëria e Bashkuar

Deputetët britanikë ishin menjëherë të gatshëm për të miratuar legjislacionet që do i hapnin rrugës shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Në Londër, epiqendrën e epidemisë në Britani, janë mbyllur 40 stacione metrosh teksa kryetari i bashkisë Sadiq Khan i bëri thirrje londinezëve që të ndjekin këshillat e qeverisë për distancë sociale.

“Nuk di si ta shpreh më qarte: Njerëzit nuk duhet të lëvizin për asnjë arsye, vetëm në rast nevoje të domosdoshme. Dua të shoh më shumë londinez që ndjekin këshillat e ekspertëve, që do të thotë se është kritike që të shohim sa më pak londinezë që përdorin transportin publik”, tha ai.

Gjermania

Deri më tani, Gjermania i është shmangur karantinës, por i ka bërë thirrje qytetarëve që të vetizolohen dhe të kufizojnë lëvizjet e tyre dhe se në rast të kundërt do të impononin lëvizje në fasha orare të caktuara.

Masa të tjera

Vendet e tjera të BE-së që nuk janë zyrtarisht në karantinë, duke përfshirë dhe Mbretërinë e Bashkuar, kanë mbyllur shkollat e universitet dhe shumica e tyre kanë mbyllur dhe dyqanet, lokalet, restorantet apo grumbullimet e çdo lloji.

Disa shtete, ku hyn dhe Gjermania, kanë mbyllur kufijtë me vendet e tjera të BE-së ose kanë vendosur masa të rrepta kontrollit duke krijuar radhë të gjata në kufi.

Related posts

Ne SPB Tetove 1 inspektor i infektuar me COVID19

admin

Zaevi del për herë të dytë negativ ndaj Kovid-19

admin

Filipçe: Masat e shtrënguara do të sjellin rezultate

admin

Rishikimi i buxhetit shkurton fondet e të gjitha ministrive, përveç shëndetësisë

admin

Edhe doktor Iliri në mbrojte të administratorëve: Ulja e rrogave do ketë pasoja të paparashikueshme

admin

Në Tetovë 230 persona janë në vetizolim

admin