Bllokohet futbollisti i Realit: “Do ta arrestojmë, nuk na interesojnë milionat e tij”

Jovic tani më s’ka nga t’ia mbajë.
Sulmuesi i Real Madridit është bllokuar në Serbi dhe nuk do të lëvizë nga atje deri ditën kur koronavirusi do të largohet përfundimisht që ka bllokuar gjithë botën dhe po merr mijëra jete.

Jovic ishte në vet-izolim në Madrid ditë më parë, para se të shkojë në Serbi te e dashura, Sofija Milo dhe tani sipas numrit një të Serbisë, Aleksander Vucic, ai do të arrestohet nëse qet këmbën nga vendi ku po qëndron.

“Njëri po qëndron në hotel (i referohet Ninkolicit të Ascolit në Serie B) dhe tjetri po qëndron në apartament (i referohet Jovicit). Nëse ndonjëri nga ta braktisin këto vendqëndrime, do të arrestohen. Besoj se dytë janë penduar për atë çfarë kanë bërë, jeta e qytetarit është më e vlefshme se milionat e tyre”, ka thënë ai.

Serbia është bllokuar e gjitha dhe ka marrë masa të rrepta për ata që nuk i respektojnë rregullat dhe dalin nga karantinat e tyre, pasi vetëm në këtë mënyrë luftohet armiku i padukshëm.

Kujtojmë se Italia tashmë është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi me më së shumti vdekje, i ndjekur nga vendi ku lindi virusi, Kina, derisa Spanja duket se s’po mund ta stabilizojë situatën pasi tashmë numri i të vdekurve ka kaluar mbi 1.000 dhe kjo shifër pritet ende të rritet.
Edhe në Kosova tashmë ka arritur koronavirusi, deri më tani raportohet për 21 persona të infektuar.

Related posts

Maqedoni-Kosovë, do të zhvillohet në tetor ose nëntor?!

admin

Premier Liga, miratohet protokolli për tu rikthyer në fushë

admin

FATI I TRISHTË I RONALDINHOS, FESTON DITËLINDJEN E 40-Ë NË BURG

admin

Xhejms, humb 7 mln dollarë për shkak të “Covid 19”

admin

Moderatorja e sportit i përgjigjet në këtë mënyrë ndjekësit të saj (FOTO)

admin

Tre ekipe të mëdha pas Torresit të Valencias

admin