Bie çmimi i naftës, më i ulëti në 17 vjet

Informacionet e fundit tregojnë se çmimet e karburantit të papërpunuar arritën nivelin më të ulët në 17 vjetët e fundit, teksa rënia vijoi edhe të mërkurën, mes frikës që ka mbërthyer globin pas shpërthimit të koronavirusit.

Në treg është ulur ndjeshëm kërkesa për naftë e duke i shtuar frikën e një krize ekonomike, çmimet kanë rënë ndjeshëm duke u tregtuar me 26 dollarë për fuçi.

Kërkesa për naftë mbetet e dobët për shkak të pandemisë koronavirus.

Ndërkohë, çmimi i naftës në bursën ndërkombëtare ka shënuar rënie për të dytën ditë me radhë në kohën kur rënia e kërkesës globale ia ka marrë anën peshës së marrëveshjes së vendeve të OPEC-ut për zvogëlimin e prodhimit.

Një fuçi nafte e papërpunuar të martën u shit për 33 centë më lirë, përkatësisht 0.5 për qind më lirë ose 63.92 dollarë.

Javën e kaluar, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe disa vende të tjera, përfshirë Rusinë, u pajtuan që ta zvogëlojnë edhe më shumë prodhimin e naftës për 1.7 milion fuçi në ditë për të mbajtur çmim stabil të karburanteve.

Related posts

Lajm i Fundit: Kurti dhe Merkel bisedojnë online

admin

Çfarë po ndodh me vaksinën për COVID-19?

admin

73 të vdekur nga koronavirusi për 24 orë në Turqi

admin

Vuhan fillon të dalë nga izolimi

admin

ANALIZA: Kur do të fillojnë të japin efekt kufizimet dhe izolimi në shtëpi?

admin

Sharon Stone ka një falënderim për shqiptarët

admin