Apel nga bankat: Mos merrni para të gatshme më tepër se sa keni nevojë, bëni pagesat me kartelat tuaj

Nga Asociacioni bankar i Maqedonisë apelojnë që qytetarët të mos tërheqin, nga llogaritë e tyre, më tepër para nga ajo që u nevojitet për të mbuluar nevojat e tyre. Tërheqja e parave kesh, thonë bankierët, i ekspozon qytetarët në rrezik të zmadhuar nga më tepër aspekte, ndër të cilat janë edhe kontaktet intensive me persona tjerë dhe humbje ose vjedhje potenciale e parave të tyre.

“Në veçanti bëjmë apel të përmbaheni nga tërheqja e parave kesh në deviza meqë devizat vijnë nga qarkullimi pagesor ndërkombëtar dhe janë infeksion potencial me virus, kurse të njëjtat nuk janë mjet pagesor në vendin tonë dhe nuk janë të domosdoshme për nevojat tuaja të përditshme”, thuhet në komunikatën e Asociacionit bankar të Maqedonisë.

Bankat e Maqedonisë sigurojnë që paratë e qytetarëve në llogaritë e tyre janë të sigurta dhe janë në dispozicion të tyre në çdo kohë, pasi bankat dhe kursimoret do të vazhdojnë të punojnë pa pengesa.

“Apelojmë që sa më shpesh të paguani me kartela, të përdorni sistemin elektronik bankar dhe nëse keni nevojë për para të gatshme, të tërhiqni nga bankomatët me qëllim që sa më pak të përdorni sportele”, u sugjerojnë qytetarëve nga sektori bankar.

Bankat në mënyrë aktive bashkëpunojnë me Bankën Popullore për hartim të zgjidhjes që do të kontribuojë për lehtësimin e barrës financiare të popullatës dhe të sektorit korporative dhe me atë më lehtë të tejkalohen pasojat negative ekonomike nga pandemia. Ata kanë interes të madh të mbajnë cilësinë e kredive të miratuara, gjatë kësaj pa u rrezikuar stabiliteti.

“Kjo është problematikë jashtëzakonisht e ndërlikuar për të cilën me shumë të shkathtë si duhet të gjendet balanca mes nevojave të sektorit real, të cilat do të jenë të mëdha dhe sigurim të mbrojtjes dhe stabilitetit të sistemit bankar në tërësi”, theksohet në komunikatën e dërguar.

Bankat janë në komunikim intensiv me Qeverinë për të gjetur mënyrën për pagesë të sigurt të pensioneve për ata pensionistë të cilët do të kenë dëshirë të njëjtën ta marrin në kesh. Për zgjidhjen e përgatitur do të lëshohet komunikatë shtesë nga bankat, për të shmangur kolonat e zakonshme të pensionistëve para sporteleve bankare në fillim të prillit.

Related posts

Georgieva: Parashikimet ekonomike do të jenë edhe më keq

admin

Për të arritur sukses, mendojeni veten si “fitimtar”

admin

23.6 përqind e kredive nga bankat janë për individë me paga nga 7,000 deri në 15,000 denarë

admin

Thënie të bukura nga Zvicra

admin

Ç’të bëni kur konsumatori juaj thotë “Jo”

admin

Këshilla për ata që duan të bëjnë karrierë

admin