Edhe 7 raste të reja me koronavirus, shkon në 42 numri i të infektuarve

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, përmes një statusi në fejsbuk ka bërë të ditur se kemi edhe 7 të prekur të tjerë me koronavirus në vend. Sipas ministrit Filipçe nga 38 të testuar për koronavirus, kanë dalë pozitivë 7 persona, 3 nga Dibra dhe 4 nga Shkupi. Të gjithë ndodhen në gjendje stabile, përveç dy rasteve me pneumoni të moderuar.
“Deri më tani, janë regjistruar gjithsej 11 raste të reja me koronavirusi. Numri i personave të infektuar me virus në vend deri në orën 21:00 është 42 raste. Gjendja e të gjithë pacientëve është e qëndrueshme. Dy nga pacientët kanë pneumoni të moderuar” – shkruan Filpçe.
Aktualisht janë duke u testuar edhe 22 persona të tjerë, rezultate që pritet të dalin gjatë ditës së nesërme.

Related posts

Ohri “vërshohet” nga mysafirë për pashkët

admin

Sot jepet vendimi për rastin “Titanik 3”

admin

Havziu: Inspektorati nuk ka shkop magjik për rikthimin e njerëzve në punë

admin

Mickoski: Askush përveç Zaevit nuk do zgjedhje

admin

Regjistrohen 89 shkelje të orës policore, ndalohen 38 persona

admin

LSDM: Qeveria po shpëton vendet e punës të goditura nga kriza e coronavirusit

admin