Osmani: Anulimi zgjedhjeve është qëndrim i BDI-së dhe konstatim i përbashkët në takimin e liderëve

Është konstatim i përbashkët se zgjedhjet duhet të anulohen. ky është qëndrimi i BDI-së që e kemi promovuar në disa ditët e kaluara për shkak se shëndeti i qytetarëve është më me rëndësi në këtë situatë dhe duam ta ftojmë virusin, ndërsa më pak janë të rëndësishme proceset tjera politike, deklaroi Bujar Osmani, shef i shtabit zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim pas takimit të liderëve tek presidenti Stevo Pendarovski.

Ai tha se vendimi i tyre pason edhe pas konsultimeve të cilat kryetari i partisë Ali Ahmeti i ka pasur në ditët e kaluara me kryetarët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, ndërsa siç tha është kënaqësi që edhe në përbërje më të gjerë dhe nga të gjitha partitë politike është arritur konsensus të merret vendim për anulim të zgjedhjeve.

Për mënyrën si ky vendim politik do të zbatohet, gjegjësisht për aspektet juridike që i lejon Kushtetuta dhe ligjet, tha se mbetet e presidentit dhe ekspertëve dhe me konsultim t mëtutjeshëm me partitë më të mëdha politike të vendoset në orët dhe ditët në vijim.

Sipas tij, qeveri teknike patjetër duhet të ketë, siç tha, shteti mund të mos ketë qeveri, por duhte të ketë konsultime me ekspertë të së Drejtës Kushtetuese që të merren vendime. Ekspertët duhet të japim mendim, tha Osmani edhe për vendimin eventual të thirret Kuvendi, ndërsa tash për tash vendim të tillë nuk ka.

Related posts

Në dy komuna në Maqedoni do të shpallet gjendje krize

admin

Filipçe: Të shtruar janë 64 pacientë, 8 në gjendje të rëndë

admin

KRRE-ja kërkon mënyrë që të mos llogariten kamatat e faturave

admin

163 raste të reja me Covid-19, mbi 70 në Shkup

admin

Arrijnë 5000 pasaporta në vendin tonë

admin

Prej sot intensifikohet mësimi online në Maqedoni

admin