Kryetari i Dibrës: Kërkojmë nga Qeveria që në ditët në vijim të dërgojë mjekë

Hekuran Duka, udhëheqësi i Qytetit të Dibrës që tashmë është ne gjendje krize, sqaroi se Dibra për momentin ka mjaftueshëm mjek, por së shpejti ata do të jenë të pamjaftueshëm, transmeton Portalb.mk

Ai sqaroi se mjekët janë në ballë të betejës, por ky numër i mjekëve nuk do të mjafton të nesërmen. Gjendjen e produkteve ushqimore dhe medikamebteve e vlerëson pozitiv, por kërkon nga qytetarët që të shmangin daljen ne qytet, sidomos me fëmije.

“Kërkojmë nga Qeveria që në ditët në vijim të dërgojë mjekë, para së gjithash epidemiologë dhe infektologë, si dhe teknikë mjekësorë”, tha Duka.

Ai situatën akoma e vlerëson serioze, duke sqaruar se ekipe mjekësore vazhdimisht janë në terren.

“Një ekip mjekësor me epidemiologë dhe infektologë vazhdimisht janë në terren, ndërsa sot janë në Qendra Zhupë në zbulimin e të sëmurëve eventualë me koronavirus”, theksoi Duka, duke sqaruar se disa pacientë tashmë po mjekohen në shtëpi.

Një nga mjekët e Dibrës, Arben Agolli përmes rrjeteve sociale ka bë të ditur se personeli i ordinancës do të jetë në karantinë, pas rezultateve pozitive.

“Për shkak se personeli rezultoi pozitiv prej nesër ordinanca është në karantin 2 javë”, shkruan Agolli në FB.

Related posts

KRRE-ja sot publikon çmimet e reja të derivateve të naftës

admin

Maqedonia ka miell të mjaftueshëm, ja kur pritet të shtrenjtohet

admin

Qarkullimi rrugor pa pengesa në rrugët urbane dhe interurbane

admin

Spasovski: Pashkët të festohen pa tubime, të mos luajmë me shëndetin

admin

Regjistrohen 44 shkelje të orës policore brenda 24 orëve

admin

KRRE publikon çmimet e reja: Shtrenjtohet benzina, lirohet dizeli

admin