Ekspertë juridikë në takim te Pendarovski për shtyrjen e zgjedhjeve

Profesorët Renata Deskoska, Gordana Siljanovska-Davkova, Denis Preshova, Tatjana Karakamisheva-Jovanovska, Jeton Shasivari, Svetomir Shkariq dhe Aleksandar Spasov, sot pasdite te presidenti Pendarovski do të mbajnë mbledhje që të gjendet modalitet juridik për shtyrjen e zgjedhjeve.

Në takim do të marrin pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe kryeministri Oliver Spasovski.

Siç bënë të ditur nga Kabineti i Presidentit, në takimin e sotëm të liderëve në të cilin nga LSDM-ja morën pjesë Zoran Zaevi dhe Lupço Nikollovski, nga VMRO-DPMNE-ja, Hristian Mickovski dhe Gordana Siljanovska-Davkova, nga BDI-ja, Bujar Osmani dhe Izet Mexhiti, nga Aleanca për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe Arben Taravari, nga Alternativa, Afrim Gashi dhe Skender Rexhepi, nga Lëvizja Besa, Bilall Kasami dhe Arianit Hoxha dhe nga PDSH-ja, Orhan Ibraimi dhe Frymëzim Dauti ishte arritur koncensus se zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për më 12 prill, për shkak të situatës me koronavirusin duhet të shtyhen.

“Të pranishmit e autorizuan presidentin Stevo Pendarovski që menjëherë të thirr mbledhje me disa ekspertë të shquar që të gjendet modalitet juridik për shtyrjen e zgjedhjeve. Takimi është paraparë për në orën 16:00 në vilën Vodno”, bëhet e ditur në kumtesë.

Related posts

Deskoska: Të shfuqizohet financimi i partive politike për këtë vit

admin

Spasovski: Kriza me Koronën tregoi se institucionet funksionojnë mirë

admin

Dy viktima nga dhuna në familje gjatë pandemisë, rastet nuk raportohen

admin

Mickoski iu drejtohet mjekëve: Përkulemi para punës dhe veprës suaj

admin

Pendarovski do të mbajë mbledhjen e liderëve në gjysmën e parë të muajit maj

admin

Sela nuk po mundet te ndryshoj njejt si Thaci edhe ai do te nxjer kandidat ne zonen e 3 dhe te 4 zgjedhore

admin