UEFA nesër mbledhje për të vendosur çfarë do të ndodhë me futbollin

UEFA ka njoftuar se ditën e martë do të ketë një mbledhje me 55 federatat europiane, për riorganizimin në futbollin europian, për shkak të Koronavirusit.

Janë 3 pika kryesore që do të diskutohen: shtyrja e mundshme e Europianit, përfundimi i kupave europiane dhe kriteret për kualifikimin në Champions dhe Europa Ligë për sezonin e ardhshëm.

Në gjendjen e tanishme, skenari më i mundshëm dhe më i zbatueshëm është që Euro 2020 do të shtyhet për në vitin 2021 në verë, për t’i lënë kohen çdo kampionati të përfundojë deri në fund të qershorit.

Gjithashtu UEFA ka marrë shumë propozime, teksa mbështet edhe formulën që titullin ta marrë skuadra që ka qenë në krye të klasifikimit deri në momentin e pezullimit të kampionatit. 

Në këtë rast, edhe renditja për kualifikimin në kupat europiane do të konsiderohej bazuar në kohen e ndalimit në kampionat, ndërsa federata ndërkombëtare.

Në fakt, ekziston vetëm një precedent, UEFA në vitin 1999 vendosi t’i japë titullin Partizanit të Beogradit, i cili ishte udhëheqësi i kampionatit kur u pezullua dhjetë ditë nga fundi për shkak të shpërthimit të luftës ballkanike.

Related posts

Coronavirusi: Messi me bashkëlojtarë pranojnë t’i ulin pagat te Barcelona – Rey Manaj ka fatin e mirë

admin

Tuchel nuk pëlqehet nga yjet e PSG, gati oferta për Allegrin

admin

Barcelona e hedh në shitje Griezmannin

admin

CR7 në Madeira, kalon pushimin në një vilë luksoze

admin

Kompania që transmeton La Ligën, jep lajmin e mirë për futbollin

admin

Agnelli: Klubet po përballen me ekzistencë, gjendja më e rëndë prej se ekziston futbolli

admin