Telekomi i Maqedonisë: Të qëndrojmë të lidhur nga shtëpia, me internet fiks dyfish më shumë,mbi 50 TV kanale dhe 10 GB internet celular për të gjithë!

Në kushte kur mënyra në të cilën jetojmë dhe punojmë është shumë më ndryshe se zakonisht, është e rëndësishme që të qëndrojmë të lidhur nga shtëpia dhe të jemi solidarë. Obligimi ynë është të sigurojmë komunikim të papenguar, por edhe të ofrojmë vlera plotësuese për abonuesit.

Të gjithë abonuesve pospejd, pripejd dhe afaristë u ndajmë 10 GB shtesë internet celular, gjegjësisht 10GB #Qëndronështëpi paketë e cila automatikisht do të aktivizohet dhe do të mund të shfrytëzohet deri më 15 prill.

Komunikimi digjital, në këto kushte është kyç për zhvillimin e papenguar të punës, prandaj dyfish do t’i rrisim edhe kapacitetet e internetit fiks për të gjithë abonuesit afaristë të cilët të punësuarve të tyre u sigurojnë punë nga shtëpia. Do të sigurojmë edhe dyfish më shumë internet fiks për të gjithë abonuesit privatë.

Abonuesve MaxTV do t’u mundësojmë deri më 15 prill të ndjekin një zgjedhje të madhe të përmbajtjeve televizive: të gjitha kanalet sportive të Arena Sport dhe Sport Klub; paketën Pink Extra me 29 kanale dhe kanalet filmike: Fox Movies dhe Fox Crime M1Gold, Tring Action М dhe Fantasy М, AXN dhe AXN Spin, Cinemania, Epic Drama; kanalet e fëmijëve: Boomerang, Pikaboo, Cartoon network, Nickelodeon Junior, BabyTV, HAYATOVCI, si dhe kanalet: Viasat Nature & History HD, Comedy Central, 24 Kitchen, VH1 Europe, VH1 Classic, MTV Hits, MTV Rocks и MTV Dance, Fine Lliving Network, Travel Channel, Food Network, HAYAT, CNN, BBC. Gjatë ditëve në vijim, abonuesit mund të presin edhe përmbajtje të reja.

Prioriteti ynë është ta ruajmë kapacitetin e rrjetit dhe internet qasjen të përsosur, por edhe të jemi solidarë. Të gjitha resurset tona janë drejtuar të sigurojmë komunikim të papenguar. Këtu jemi për ju.

Related posts

Havziu: Të punësuarit të kenë kujdes se çfarë kontrata firmosin

admin

Raporti ditor i virusit, 2 viktima dhe 49 të infektuar

admin

Ora policore, dënim për 4 persona nga Haraçina dhe një nga Saraji

admin

Regjistrohen 44 shkelje të orës policore brenda 24 orëve

admin

MPJ: Deri tani janë kthyer 2 207 shtetas që kishin mbetur jashtë vendit

admin

Modelit të qeverisë teknike i vjen fundi, Zaev-Mickoski: Qeveria e Përzhinës nuk na duhet më

admin