Takim i liderëve nesër në orën 12:00 në Kabinetin e presidentit

Në Kabinetin e presidentit, Stevo Pendarovski nesër në orën 12:00 në vilën “Vodno” do të mbahet takim i liderëve, në të cilin do të marrin pjesë kryetarët e partive politike parlamentare të pozitës dhe opozitës, të cilat në zgjedhjet e fundit parlamentare fituan mandate të deputetëve me lista të pavarura.

Siç bënë të ditur nga Kabineti i shefit të shtetit, në takimin e liderëve është paralajmëruar prania e kryetarëve të LSDM-së, Zoran Zaev, të VMRO-DPMNE-së, Hristian Miskoski, të BDI-së, Ali Ahmeti, të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, të Alternativës, Afrim Gashi, të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe të PDSH-së, Menduh Thaçi. Në takim do të marrin pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe kryeministri Oliver Spasovski.

Video inserte dhe fotografi nga takimi do të dërgohen deri te mediet nga ana e Pres-shërbimit të Kabinetit menjëherë pas fillimit të takimit të liderëve. Deklaratat për medie pas përfundimit të takimit të liderëve, do të transmetohen në Servisin publik RTVM, në faqen e Fejsbukut të Presidentit dhe në kanalin në Jutjub.

“Për shkak të masave dhe rekomandimeve të Qeverisë për mbrojtjen nga Kovid-19, i inkurajojmë mediet që ta marrin video materialin dhe fotografitë të cilat menjëherë do të shpërndahen”, informojnë nga Kabineti i presidentit.

Related posts

Terroristi i sulmit në Vjenë ende i pavarrosur, nuk pranohet në dy vende

admin

Vazhdojnë përplasjet tek ASH,Tateshi ia tregon stacionin e fundit Shumit

admin

Kartelë pagesore për kategori të caktuara të qytetarëve

admin

Kafenetë dhe restorantet do të hapen së shpejti, me një mënyrë të veçantë funksionimi

admin

Mbyllja në shtëpi ka rritur dhunën në familje

admin

Koronavirusi rikthehet tek dy të punësuar në Spitalin e Kumanovës

admin