Spasovski: Do të dënohen ata që do të vijnë nga jashtë, e nuk do të vetëizolohen

Kryeministri Teknik Oliver Spasovski u bëri apel të gjithë qytetarëve, veçanërisht atyre të cilët do të vijnë në Maqedoni, seriozisht t’i respektojnë udhëzimet dhe rekomandimet e organeve kompetente, të jenë në nivel të përgjegjësisë personale.

“Apeloj te të gjithë qytetarët, kur të vijnë në kufi të tregojnë saktë prej nga vijnë dhe pastaj të shkojnë në vetëizolim 14 ditë. Në pesë kalimet kufitare që kanë mbetur të hapura nënshkruhen deklarata nga ana e qytetarëve që do të mbeten në vetëizolim. Prandaj u bëj apel atyre dhe familjeve të tyre ta respektojnë këtë. Secili që duhet të jetë në vetëizolim duhet ta bëjë atë. Kemi nëpunës policorë të cilët i përcjellin veprimet e qytetarëve të tillë dhe janë paraparë sanksionet më të rrepta për të gjithë ata që nuk mbeten në vetëizolim pasi të kthehen këtu. Edhe një herë do të shpreh mirënjohje të madhe për policinë, armatën, mjekët, stafin mjekësor – ata ditë e natë e përkushtojnë kohën dhe diturinë për të na ndihmuar,” theksoi Spasovski.

Related posts

Nuk ka gjendje të jashtëzakonshme, rrjedhin afatet për zgjedhje me 5 korrik

admin

Maqedoni: Nuk do të ketë aplikim, qytetarët drejtpërdrejt do ti marrin kartelat pagesore

admin

Takim në MPJ me ambasadorët e rajonit – do të harmonizohet regjimi i lëvizjes së mallrave

admin

Pandemia e koronavirusit anulon dasmat!

admin

Moti me diell dhe i ngrohtë, temperatura deri në 27 gradë

admin

Nuhiu: Dënim me burg deri në 3 vjet dhe gjobë deri në 2500 euro për shkelësit e masave të Qeverisë

admin