Nesër pritet të anulohen zgjedhjet në Maqedoni

Kabineti i kryetarit Stevo Pendarovski për AIM vërtetoi se kreu i shtetit, nesër në Vila Vodno do t’i presë në takim liderët e partive kuvendare LSDM, OBRM-PDUKM, BDI, PDSH, Lëvizja Besa, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Kryetari Pendarovski nesër thërret takim liderësh për të diskutuar mundësinë e anulimin të zgjedhjeve kuvendare të caktuara më 12 prill, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga kabinet i Pendarovskit theksojnë se në takim do të marrin pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe kryetari i Qeverisë, Oliver Spasvoski.

Data e zgjedhjeve ishte marrëveshje e partive politike e arritur në takimin të cilin Pendarovski e organizoi në tetor të vitit të kaluar pas mbajtjes të Samitit të Këshillit Evropian./Telegrafi/

Related posts

Moti sot me diell dhe vranësira mesatare

admin

Një i vdekur dhe tetë të lënduar nga aksidenti zinxhiror në afërsi të Strumicës

admin

Mançevski prezanton të punësuarit në administratë, 132.900 të shpërndarë në 1324 institucione

admin

Akciza për derivatet e naftës rritet për tre denarë

admin

Moti sot me diell dhe vranësira mesatare

admin

Filipçe: Piku i virusit korona në vend pritet në fund të muajit prill

admin