MPB-ja në seancë qeveritare do të propozojë masa parandaluese për shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve

Ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev në profilin e tij në Fejsbuk i publikoi masat që MPB-ja sonte i propozoi në seancë qeveritare në drejtim të ndërmarrjes së masave parandaluese për sigurimin e shëndetit dhe mbrojtjen e qytetarëve.

Një nga masat që propozohet është që Shërbimet administrative të punojnë me orar të ndryshuar, gjegjësisht në Shkup nga ora 7:30 deri në 18:00, ndërsa në qytetet tjera nga 7:30 deri në 16:30. Vendimin, siç shkruan Çulev e propozojmë në bazë të analizës së vizitueshmërisë në ditët e kaluara.

“Me masat për ndërprerje të Qeverisë të kyçen edhe autoshkollat dhe Qendrat e provimeve. Armata ta marrë tërësisht sigurimin e kufirit të gjelbër edhe atë në rajonin e SP për mbikëqyrjen kufitare Bllatë dhe SP për vendkalimin kufitar Xhepishtë, me qëllim që efektivët e policisë nga Policia kufitare të vendosen në funksion të qytetarëve nga rajonet ku është shpallur gjendje e jashtëzakonshme”, shkruan Çulev në Fejsbuk.

Propozohet që resurset e ndërmarrjeve publike, para se gjithash në pjesën e automjeteve të terrenit të vendosen në dispozicion të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Gjithashtu do të propozohet që në vendkalimet kufitare, duke përfshirë edhe aeroportin e Shkupit, të gjithë personave që hyjnë në vendin tonë t’u jepet urdhër dhe formular për deklaratë për vetizolim.

“Momentalisht, Ministria e Punëve të Brendshme kryen sigurim patrullues të autobusëve me të cilët 32 shtetas të Shqipërisë dhe 20 shtetas të Kosovës nga aeroporti i Shkupit do të përcillen me shoqërim policor deri në vendkalimin kufitar në dalje të shtetit”, shkruan ministri Çulev në profilin e tij në Fejsbuk.

Related posts

Zaev: Zgjedhjet duhet të mbahen 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme

admin

Janë lajmëruar 17 raste të zjarreve në ambient të hapur në Shkup

admin

Me vendim të Qeverisë, Kumanova futet në karantinë

admin

Kumanovë, 19 të infektuar pjesë e personelit mjekësor

admin

Kovid-19, një pacient zgjohet pas dy javësh në respirator në spitalin “8 Shtatori”

admin

Tetë viktima dhe 136 raste të reja me Covid-19, shërohen 43 pacientë

admin