Ja perse trupat amerikane po zbarkojn ne Gjermani

Gjatë ditëve të fundit shumë forca amerikane me pajisje e makineri ushtarake po zbarkojnë kryesisht në Gjermani ku janë bazat e përqëndruara gjermane, por edhe në shtete tjera të BE-së. Pamje të mbërritjes dhe lëvizjes së pajisjeve ushtarake së fundi janë shpërndarë edhe në rrjetet sociale, ku një pjesë e madhe po krijojnë panik, duke e ndërlidhur me situatën aktuale me pandeminë dhe duke spekuluar me informacione të rrejshme, përcjell INA.

Po çka në të vërtetë bëhet fjalë?

Mbërritja e forcave amerikane ka të bëjë me stërvitjen e madhe të përbashkët shumëkombëshe “DEFENDER – Evropa 20”, të përgatitur disa vite dhe që do të zhvillohet nga prilli deri në fund të majit. Stërvitja do të jetë një nga më të mëdhatë në vite dhe e treta më e madhe që nga Lufta e Ftohtë.

Ushtrimet do të rrisin gatishmërinë strategjike dhe ndërveprimin duke ushtruar aftësinë e ushtrisë amerikane për të lëvizur me shpejtësi një forcë të madhe, të besueshme luftarake të ushtarëve dhe pajisjeve nga Shtetet e Bashkuara në Evropë dhe aleatëve dhe të saj. Përafërsisht 37,000 anëtarë të shërbimit të SHBA-së, aleatëve dhe partnerëve, pritet të marrin pjesë, me afro 20,000 ushtarë dhe 20,000 pajisje që vendosen nga Shtetet e Bashkuara.

Ushtrimi “DEFENDER-Europe 20” është vendosja e një force të besueshme luftarake nga Shtetet e Bashkuara në Evropë, zhvendosja e pajisjeve dhe lëvizja e personelit dhe pajisjeve nëpër zona të ndryshme stërvitore.

Pajisjet me bazë në Sh.B.A do të largohen nga portet në katër shtete dhe do të arrijnë në gjashtë vende evropiane. Kjo do të kërkojë mbështetjen e dhjetëra mijëra anëtarëve të shërbimit dhe civilëve në kombe të shumta. Anëtarët e shërbimit amerikan do të përhapen më pas në të gjithë rajonin për të krijuar baza të ndërmjetme me forca shumëkombëshe dhe të marrin pjesë në ushtrime të ndryshme vjetore.

Related posts

​63 mijë të vdekur dhe mbi 1 milion e 69 mijë raste me koronavirus në SHBA

admin

Kompanitë ajrore përballë krizës së borxheve

admin

Rritet numri i të vdekurve mes stafit mjekësor në vijën e parë të frontit

admin

OPEC+: Për shkak të koronavirusit derivatet e naftës mbeten të lira

admin

Ribiq: ​Kroacia nuk është e gatshme për eurozonë

admin

BE ka identifikuar informacione të rrejshme për Covid-19 që vijnë nga Rusia

admin