Gostivar, 18 persona ndodhen në vetizolim

Në Komunën e Gostivarit 18 persona që kanë udhëtuar nga vendet ku ka coronavirus ndodhen në vetizolim.

Nga policia vërtetojnë se tre personat janë nën mbikëqyrje dhe kanë vendim nga autoritetet shëndetësore që të jenë në vetizolim, ndërsa 15 të tjerë kanë rekomandim të respektojnë masat parandaluese, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i Komunës së Gostiavrit, Arben Taravari në konferencën e sotme për shtyp tha se nga shtabi i krizës është njoftuar se në Komunën e Gostivarit ka disa persona që janë nën kontroll. Ata kanë u udhëtuar nga Italia, Spanja dhe Gjermania.

“Ata janë paralajmëruar që të rrinë në shtëpi. Sipas asaj që m’u tha mua, ata janë nën kontroll të plotë nga policia dhe institucionet përkatëse. Ju bëj apel që t’i respektojnë masat, për shkak se në këtë mënyrë do të ndihmojmë në tejkalimin e gjendjes”, tha Taravari duke shtuar se nuk ka nevojë për panik./Telegrafi/

Related posts

Struga ende e paprekur nga virusi, bëhen teste të qytetarëve

admin

OBSH-ja përjashtohet nga hetimet kineze për Covid-19

admin

30 raste të reja me Covid-19 dhe 3 të vdekur në 24 orët e fundit

admin

Zgjedhjet, nën masa parandaluese ndaj virusit

admin

Spasovski u bën apel qytetarëve të cilët janë jashtë shtetit të mos kthehen tani

admin

Ziberi viziton varret e Trajkovskit e Imerit

admin