EVN i mbylli të gjitha zyrat e pranimit për konsumatorët

Zyrat e pranimit dhe Info Qendra e EVN nuk do të punojnë gjatë periudhës përderisa janë në fuqi masat e jashtëzakonshme për mbrojtje nga korona virusi.
Do të shfrytëzohen kontaktet telefonike dhe elektronike të kompanisë.

“Në funksion të pengimit të përhapjes së koronavirusit dhe në përputhje me masat dhe rekomandimet e Qeverisë dhe Komisionit Rregullator për Energjetikë, EVN ndërmori masa shtesë për mbrojtje të konsumatorëve dhe punonjësve.
Përderisa zgjat gjendja e jashtëzakonshme, nuk do të punojnë zyrat e pranimit në të gjitha Qendrat Energo të Konsumatorëve të EVN si dhe Info Qendra në Shkup.

Konsumatorët gjatë kësaj periudhe duhet t’i shfrytëzojnë onlajn shërbimet e EVN dhe në raste urgjente t’i shfrytëzojnë kontakt telefonat të çdo Qendre Energo të Konsumatorëve.
Në portalin evnonline mk, konsumatorët mund të regjistrohen për faturë elektronike dhe shpejtë të paguajnë fatura pa nevojë për regjistrim.

Me anë të regjistrimit të profilit janë në dispozicion edhe shërbimet: kontroll dhe pagesë e borxheve, shkarkim i kopjeve të faturave të 12 muajve të fundit, pasqyrim i historisë së të gjithë pagesave të realizuara përmes profilit të përdoruesit dhe kërkesë për vërtetim të pagesës së suksesshme”, thonë nga EVN

Gjatë periudhës përderisa vlejnë masat e jashtëzakonshme, nuk do të realizohen kyçje të reja në rrjet përveç atyre që patjetër duhet të realizohen. Nuk do të lexohen pikat e matjes (orëmatësit) së paku një muaj, prandaj konsumatorët do të pranojnë fatura me vlera të supozuara, ngjashëm me periudhën verore (mesatarja e konsumit të 12 muajve të fundit). Pas përfundimit të krizës, me anë të leximit të sërishëm do të barazohen dallimet eventuale të konsumit.

“Funksionimi i EVN i takon interesit kombëtar, mundësimi i furnizimit të papenguar me energji elektrike si dhe mirëmbajtja e infrastrukturës së nevojshme dhe servisimi i shërbimeve të nevojshme të konsumatorëve.

Prandaj të gjitha masat në këtë moment janë të drejtuara kah funksionimi i papenguar i ekipeve të EVN, kah mbrojtja e konsumatorëve dhe punonjësve nga përhapja e korona virusit. I lusim konsumatorët që këto masa dhe rekomandime t’i kuptojnë si kontribuim i përbashkët për mbrojtje të shëndetit.

E gjithë kjo është e pashmangshme me qëllim që të kemi shëndet të mirë dhe së bashku ta tejkalojmë këtë gjendje”, shtojnë nga EVN.

Related posts

Shkup, djali ther me thikë babain e tij

admin

Moti sot me diell dhe vranësira mesatare, temperatura deri më 25 gradë

admin

Rëndohet bilanci në Kumanovë, një viktimë dhe 21 raste të reja me COVID 19 në 24 orët e fundit

admin

Filipçe: Mosrespektimi i masave na ka sjellë në këtë situatë

admin

30 raste të reja me Covid-19 dhe 3 të vdekur në 24 orët e fundit

admin

Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut

admin