Tre mijë shtëpi në Tetovë pa ujë të pijshëm, banorët të shqetësuar nga korona virusi, kërkojnë ujë sa më shpejt!

Tre mijë shtëpi, nga varrezat e qytetit të Tetovës e deri tek tregu i kafshëve në Reçicë të vogël janë pa ujë të pijshëm. Në kohën kur autoritetet bëjnë thirrje të vazhdueshme që të mbahet higjiena personale, dhe sa më shpesh të lahen duart si masa parandaluese kundër Koronavirusit, këta banorë  janë të detyruar që të gjejnë zgjidhje duke mbushur ujë në çezmat publike dhe nga përrenjtë rrëzë Malit Sharr.

Të revoltuar banorët e rrugës 146, thonë se autoritetet komunale as që çajnë kokën për problemet e tyre e megjithatë kërkojnë zgjidhje sa më të shpejtë të problemit.

“E para ne ankohemi për ujë të pijshëm, nuk kemi për pastrim tash edhe si ka dalë edhe ky Koronavirusi ne s’kemi ujë për pije a jo për tu larë dhe ne si mund të mbajmë higjienë pa ujë nuk bëhet asgjë, ky vendbanimi 146 për ujin na gënjejnë ta sjellim ta sjellim 10 vite dhe nuk e sjellin vetëm kur ka  zgjedhje ata kanë interes tek ne kur s’ka nuk na njohin se kush jemi. A keni frikë nga korona virusi? Si nuk kemi frikë në kemi shumë frikë por pa ujë çka të bëjmë , s’kemi ujë  s’ka ata thonë se  kanë mbaruar  bazenin po sa është e vërtetë ne nuk dimë asgjë”, theksoi Serbes Demiri – banor.

“Për ujë këtu nuk ka , komuna ka bërë disa pishina lartë por  nuk janë të lëshuara akoma edhe pse se dimë se ­çfarë planesh kanë a  mendojmë për zgjedhjet e ardhshme  por ne ujë këtu nuk kemi. Mbushim poshtë tek çezmat te varrezat atje çka janë me ato”, pohoi Selver Veseli – banor.

“Ujë për pije nuk ka por s’ka as për të larë  nga përrenjtë  e marrim një ka këtu një lart, nga këta e marrim, nga aty e marrim nga aty pimë nga aty lahemi  se këtu s’ka ujë aspak”, deklaroi Shaqir Rexhepi – banor.

Nga Komuna e Tetovës thonë se muajin e ardhshëm duhet që të fillojnë punët në pishinën që është ndërtuar për ujë të pishëm për këta banorë.

“Duhet të zgjidhet kompania me tender për bazenin që do të ndërtohet për të sjell ujin  deri tek shtëpitë që janë të banueshme mbi teqen Arabati Baba Teqe. Kompania e cila do të zgjdhet duhet që ti fillojë punët muajn e ardhshëm”, thonë nga Komuna e Tetovës.

Komuna e Tetovës  ka filluar me larjen e rrugëve si masë  kundër përhapjes së pandemisë Coronoavirus, ndërsa të gjithë lokalet gjatë natës kanë filluar të respektojnë vendimin  e qeverisë që të mbyllen nga ora 18:00.

Related posts

Koronavirusi, kallëzim penal për ish drejtoreshën e Klinikës për sëmundje të lëkurës

admin

Flamuri i Maqedonisë së Veriut ngritët para selisë së NATO-s

admin

Strugë, motra medicinale e repartit intern rezulton pozitive me koronavirus

admin

8 punonjës të Qendrës për Shëndet Publik në Gostivar, në izolim 14 ditor

admin

Ademi: Pres që me 1 shtator nxënësit të kthehen nëpër shkolla

admin

110 punëtorë mbetën në rrugë, falimenton fabrika në të cilën pronar është edhe Koço Angjushevi

admin