Mbappe-Haaland, ëndrra e madhe e Real Madridit për sulmin

Drejtuesit e Real Madridit thuhet se ëndërrojnë një partneritet të frikshëm për sulmin e tyre, me Kylian Mbappe dhe Erling Haaland. 

Momentalisht, talenti francezi Mbappe dhe ai norvegjez Haaland nuk janë miqtë më të mirë.

Kjo pasi i pari u tall së bashku me bashkëlojtarët e tij me festimin e golit të këtij të fundit, pasi Paris Saint-Germain eliminoi Borussia Dortmundin nga Liga e Kampionëve.

Të dy janë në radarin e Real Madridit pasi Florentino Perez kërkon një zgjidhje për problemet e golave ​​të skuadrës.

Mbappe është objektivi kryesor, por për shkak të situatës së tij të kontratës me PSG-në, ai mund të mos jetë i disponueshëm deri në vitin 2021.

Haaland, ndërkohë, ka shpërthyer në skenë këtë sezon dhe përfaqëson një alternative më të lirë, pasi mund të blihet për 75 milionë euro.

Nënshkrimi i të dyve për të luajtur në sulm për Los Blancos ishte tashmë i vështirë, dhe do të jetë edhe më i vështirë në verë.

Related posts

Tre ekipe të mëdha pas Torresit të Valencias

admin

Berisha: Vendim i drejtë për sfidën Maqedoni-Kosovë

admin

Premier Liga, miratohet protokolli për tu rikthyer në fushë

admin

E fejuara e Dibalas, sërisht pozitive në “Covid 19”

admin

Pas 30 qershorit, 67 futbollist pa kontratë?!

admin

Mësohet fati i Zidanit për sezonin tjetër

admin