Buxhaku: Maksimalisht angazhohemi që sa më mirë ta menaxhojmë situatën

Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Agron Buxhaku pasdite, derisa zgjati seanca e shtabit të përgjithshëm të QMK, tha se maksimalisht angazhohen që sa më mirë ta menaxhojnë situatën me koronavirusin në zona të krizës dhe në tërë shtetin.

“Pasi është shpallur gjendje krize në territorin e qytetit të Dibrës dhe në komunën e Qendrës Zhupa ne mblidhemi në mënyrë permanente, pasi Qeveria shpalli gjendje të krizës për këto dy rajone ku ka numër të madh të personave të infektuar nga koronavirusi, menjëherë u mblodhëm dhe kemi bërë pran të veprimit”, ka thënë Buxhaku për MEDIAL-n.

Ai tha se në seancë ka përfaqësues të të gjitha institucioneve të cilat janë të kompletuara, e dinë punën dhe propozojnë masa konkrete sipas procedurave të caktuara standarde operative të cilat i ka në Qendër, si të veprohet edhe në këtë periudhë. informoi se plotësohet edhe plani i veprimit i cili ka të bëjë konkretisht për një zonë dhe çfarë masa duhet të ndërmerren.

Buxhaku i lavdëroi qytetarët e Dibrës, të cilët, siç tha, për dallim nga disa qytetarë nga t.a. shtete me zhvillim të lartë kanë treguar maturi dhe civilizim.

Ai theksoi se tani për tani nuk ka mungesë në Dibër dhe se atje gjithçka zhvillohet normal. U uroj qytetarëve dhe institucioneve lokale të cilët, siç tha, me sukses e menaxhojnë situatën. .

Related posts

MPB-ja në seancë qeveritare do të propozojë masa parandaluese për shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve

admin

Nga nesër, platformë e unifikuar për mësim në distancë

admin

Arcuri: Fundi i pandemisë ende larg, mos bëni shaka

admin

Kumanovë, 19 të infektuar pjesë e personelit mjekësor

admin

Filipçe: Kulmi i sëmundjes për afro një muaj, pritet që në vend të ketë rreth 2.000 të sëmurë nga Kovid-19

admin

Të hënën do të thirret Këshilli për Siguri Kombëtare, Pendarovski do të rekomandojë prolongim të zgjedhjeve për shkak të virusit

admin