Barnatoret nuk kanë maska mbrojtëse, ato që kanë, e kanë gjashtëfishuar çmimin

Barnatoret që sot ishin në kujdestari, ishin të mbushura përplot me qytetarë që kërkonin të blinin mjete mbrojtëse nga virusi. Maskat mbrojtëse, mjetet dezinfektuese dhe dorëzat ishin kërkesat e tyre kryesore.

Ekipi i TV 21 ishte në disa barnatore për të parë nëse ka mjetë mbrojtëse dhe sa është çmimi i tyre.

TV21: A Keni alkool prej 26 % alkool?

Shitësja: Jo vetëm prej shisheve të vogla.

TV21: Maska mbrojtëse a keni? Nuk keni.

Shitësja : Askund në barnatoret tona nuk do të mund të gjeni.

Barnatorja 2

Mirëdita.

TV21: A keni alkool, nuk keni? Xhel diçka me dezinfektues?

Shitësi: Nuk kemi. Momentalisht nuk kemi asgjë për dezinfektim.

TV21: As fasulet të lagura.

Shitësi: Jo

TV21: A kur do të sjellin përsëri?

Shitësi: Nesër.

TV21: Maska a keni.

Shitësi :Po.

TV21: Sa kushtojnë?

Shitësi : 30 denar copa

Se çmimet e mjeteve mbrojtëse janë rritur është konfirmuar edhe nga Inspektorati Shtetëror i Tregut. Ditë më parë ministri Filipçe tha se rritje e çmimit të mjeteve për mbrojtje nga virusi është për shkak të rritjes së çmimit të importit.

“Unë nuk do të fajësoj askënd deri sa nuk i shoh çmimet e importit sepse po është e vërtetë sepse edhe Inspektorati Shtetëror i Tregut në shumë vende ka konstatuar së është rritur çmimi por për shkak të rritjes së çmimit nga ana e furnizuesve”, theksoi Filipçe

Në bazë të masave të Qeverisë, Inspektorati Shtetëror i Tregut, së bashku me Agjencinë për barna dhe mjete shëndetësore duhet të bëjnë inspektime tek të gjithë vendet ku shiten mjete për mbrojtje nga virusi.

Related posts

Prej sot fillon aplikim për kredi pa interes

admin

Sonte nis loja shpërblyese ‘TVSH-ja ime, Dhurata ime’, do të ndahen 15 dhurata me nga 100 mijë denarë

admin

Tragjedi në Likovë, humb jetën një person

admin

Zaev: Zgjedhjet duhet të mbahen 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme

admin

Ahmeti tregon se çfarë po ndodh brenda BDI-së

admin

MPB: Si pasojë e Covid-19, brenda 24 orëve janë izoluar 790 persona

admin