13 pacientët në gjendje stabile, po testohen shtatë raste të reja me koronavirus, dy gra shtatzënë

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe ka informuar për gjendjen e pacientëve, të gjithë 13 që janë në Qendrën Klinike në gjendje stabile. Pacientja e parë është shëruar plotësisht. Njëra paciente nga Dibra, është në gjendje të përmirësuar pas kyçjes në aparate për frymëmarrje.
“Të gjithë pacientë tjerë janë me fotografi të lehtë, përfshirë edhe pacientin 15 vjeçar. Ka shtatë materiale të reja që punohen. Bëhet fjalë për pacientë nga Shtipi, Kumanova, Tetova, Kërçovë dhe Ohri. Një pjesë prej tyre kanë qenë në Zvicër, Austri dhe Gjermani. Pas disa ditëve kanë temperaturë të lartë, janë në repartet për izolim dhe gjatë ditës do të dihen rezultatet. Nga Ohri një paciente dhe dy gra shtatzënë që dje janë sjellë nga Dibra. Njëra është nga spitali në Ohër tjetra është këtu në Shkup, ato janë në repart të izolimit. Nuk janë para lindjes, por i sollëm këtu që të ju bëhen testet”, ka thënë ministri i shëndetësisë Venko FIlipçe.

Related posts

Sugareski: Nëse është e nevojshme do të ndalohet lëvizja mes qyteteve dhe fshatrave

admin

Sot mbahet takimi i liderëve të partive politike

admin

Ne MPB nje i punesuar me COVID 19

admin

Qeveria nuk zbardh pakon III të masave ekonomike

admin

Xhamitë hapën dyert për besimtarët

admin

Shfuqizohet matura shtetërore, viti shkollorë mbyllet më 10 qershor

admin