“Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup nuk do t’i lexojë matësit e ujit të cilat gjenden brenda në objektet dhe nuk do të bëjnë shkyçje për shkak të faturave të papaguara

NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”-Shkup, në pajtim me situatën e re të krijuar me koronavirusin në vend, si dhe thirrjen e Komisionit rregullator për energjetikë në këtë periudhë, derisa të vlejnë rekomandimet dhe ndalesat e Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe që kanë të bëjnë me parandalimin e përhapjes së koronavirusit, nuk do t’i shkyçin shfrytëzuesit e shërbimeve të ndërmarrjes të cilët kanë borxhe të papaguara.

Siç kumtuan nga ndërmarrja, në këtë periudhë, personat përgjegjës për leximin e situatës së aparatit të ujit, nuk do të hyjnë në objektet në të cilat aparatet e ujit janë brenda.

Ndërmarrja bën thirrje që shfrytëzuesit për çdo informacion të nevojshëm për shërbimet e NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”-Shkup të drejtohen në numrat e telefonit 02 3073 010, Qendra Informative Kujdestare ose 02 3240 300, Drejtoria.

Related posts

Shkup, gjendet i vdekur 56 vjeçari nga Kosova

admin

Fajon: BE nuk mund ta tradhtojë përsëri Maqedoninë e Veriut

admin

Spasovski: Përgatisim plan serioz për kthimin e jetës në normalitet

admin

FMN ndan 176 milionë euro për Maqedoninë e Veriut

admin

Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut

admin

Bajrami shpërndanë maska dhe mjete mbrojtjëse për policinë në Tetovë

admin