Edhe futbollisti shqiptarë i Çellsit në karantinë

Pas Mikel Arteta, trajner i Arsenalit, Premier League regjistron lojtarin e parë pozitiv me coronavirus. Ai është Callun Hudson-Odoi. Skuadra angleze konfirmoi në faqen e vet zyrtare. 19-vjeçari kishte simptoma ethesh më herët, gjatë javës, pastaj u konfirmua se është me “Covid-19”. Lojtari, si dhe shokët e ekipit, stafi dhe menaxherët, tashmë janë futur në karantinë. Bashkë me ta edhe shqiptari Armando Broja, që është stërvitur dhe ka qenë i grumbulluar me blutë e Londrës, madje së fundi debutoi në ekipin e parë.

“Callum Hudson-Odoi bëri një test “Coronavirus” dhe rezultoi pozitiv. Ata që kanë qenë kohët e fundit në kontakt me të do të izolohen, në përputhje me direktivat e qeverisë. Përfshirë tërë ekipin e parë dhe stafin teknik. Ata që nuk kanë pasur kontakte me Callum do të jenë në gjendje të kthehen në punë brenda ditëve të ardhshme. Qendra e stërvitjes së ekipit të parë do të mbetet e mbyllur. Pjesa tjetër do të funksionojë normalisht. Callum kishte simptomat e një gripi të hënën në mëngjes dhe nuk është stërvitur me ekipin që atëherë, si një masë paraprake. Edhe pse ka rezultuar pozitiv, ai ndihet mirë dhe mezi pret që të kthehet në stërvitje, sa më shpejt të jetë e mundur. I urojmë shërim të shpejtë”, thuhet në kominikatën e 

Related posts

Presidenti i UEFA-s jep afatin e fundit kur duhet të përfundojë sezoni në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës

admin

Xhordan, 100 mln dollarë për shoqatat për barazi racore

admin

Bajerni dhe Interi, diskutojnë për kroatin Perishiq

admin

FIFA ndan 150 milionë euro për federata anëtare, FFK do të fitojë 500 mijë dollarë

admin

Bllokohet futbollisti i Realit: “Do ta arrestojmë, nuk na interesojnë milionat e tij”

admin

Seria A, mund të nis me stërvitje më 4 maj

admin