Zyrtare: Bundesliga pezullon kampionatin

Bundesliga ka pezulluar zyrtarisht të gjitha garat e saj menjëherë për shkak të coronavirusit.

Bundesliga ishte e vetmja ligë e mbetur nga pesë kampionatet mëdha që akoma ishte pa u pezulluar.

Plani ishte që të zhvilloheshin ndeshjet e kësaj fundjave pas dyerve të mbyllura dhe të pezullonte ligën nga e hëna.

Megjithatë me rastet e coronavirusit në rritje në të gjithë Evropën, DFL ka marrë vendimin për të pezulluar Bundesligën dhe Bundesligën 2, menjëherë.

Ligue 1 dhe Liga Premier njoftuan sot se kampionatet e tyre përkatëse do të pezullohen deri më 3 prill, siç ka bërë Serie A.

La Liga njoftoi dje se do të pezullojnë të gjithë futbollin në Spanjë.

Për më tepër, UEFA njoftoi edhe sot se garat e tyre evropiane gjithashtu do të pezulloheshin. /Telegrafi/

Related posts

Vjen një superpërballje e boksit, për bamirësi

admin

Çeferin: Rreth 80% e ligave europiane, do të mbyllin sezonin

admin

Barcelona me rregullat e FIFA-s, niset pas Neymarit

admin

Sot, katër vite më parë u shkrua historia e futbollit kosovar

admin

Bartomeu: Mund të bëjmë sërisht transferime të bujshme

admin

ATP dhe VTA: Tenisi pezullohet deri më 13 korrik

admin