Virusi korona, Pendarovski: Të hënën mblidhet Këshilli i Sigurimit

Presidenti i Republikës, Stevo Pendarovski në konferencën e sotme për shtyp në Vilën Vodno njoftoi se tashmë ka caktuar takim të Këshillit të Sigurimit për ditën e hënë në ora 16:00, ku përveç anëtarëve standardë do të jetë i pranishëm edhe Ministri i Shëndetësisë dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm,

Siç tha ai, në mbledhje do të diskutohet gjendja në vend me virusin korona si dhe të gjitha masat që duhet të përgatiten në rast të përshkallëzimit të gjendjes.

Pendarovski gjithashtu njoftoi se shërbimet e Presidencës kanë detektuar grupe të organizuara për shpërndarjen e lajmeve të rreme.

“Shërbimet ditëve të fundit kanë zbuluar grupe të organizuara për përhapjen e lajmeve të rreme në lidhje me virusin korona dhe situatën në vend në mënyrë që të përhapin panik dhe mosbesim në institucione dhe në sistem”, tha mes tjerash presidenti Pendarovski.

Related posts

Mediat sllovene: Republika e Maqedonisë së Veriut në rrugën evropiane

admin

KRRE publikon çmimet e reja të derivateve: Shtrenjtohet dizeli, lirohet benzina

admin

Zhbogar: Maqedonia e Veriut do të marrë ndihmë përmes Mekanizmit për mbrojtje civile të BE-së

admin

BDI: Urime qytetarë, rruga jonë euroatlantike u vulos

admin

Xhamitë hapën dyert për besimtarët

admin

Gjithsej tre pacient të shëruar nga Covid-19 në vend, paraqitet rasti i parë në Tetovë

admin