Thaçi e Kurti të mbyllur në Presidencë për më shumë se një orë

Për më shumë se një orë e një çerek, Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeministri Albin Kurti, raporton Gazeta Express.

Takimi i parë u kishte zgjatur katër minuta, megjithatë tash duket se Kurti e Thaçi kanë shumë gjëra për të diskutuar.

Kryeministri Kurti ka arritur në orën 15:00 në Presidencë, për të nisur takimin me Thaçin që po vazhdon ende.

Pak para takimit, Kurti në njo konferencë për media tha se nuk do t’i shtrëngojë duart me Thaçin. Presidenti, i njoftuar me këtë, nuk ia zgjati dorën Kurtit.

“Hajde Kryeministër, pasi e kemi bërë pa duar”, i tha Thaçi, Kurtit,

Thaçi e Kurti u takuan pas dhjetëra ftesash që kishin shkëmbyer me njëri – tjetrin.  /Express/

Related posts

Strugë, regjistrohen dy persona me virusin korona

admin

Shëtitej gjatë orës policore, dibrani dënohet me 2.000 euro

admin

Bujar Osmani jep sqarime plotësuese cilat biznese mund të punojnë

admin

Lajm i mirë/ 7 rastet e kontrolluara, dolën negative në Maqedoninë e Veriut

admin

KRRE publikon çmimet e reja: Shtrenjtohet benzina, lirohet dizeli

admin

Moti me vranësira dhe reshje shiu e dëborë

admin