SPB Tetovë me apel të rëndësishëm për qytetarët

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, ka bërë apel deri tek qytetarët në rajonin e Tetovës dhe të Gostivarit, që në përgjithësi të respektojnë vendimet e qeverisë dhe paralajmërimet që kanë të bëjnë me ,,Korona Virusit” me qëllim që të sigurohet mbrojtje e shëndetit të qytetarëve informon TetovaSot.
SPB Tetovë, me apel të veçantë deri tek pronarët e objekteve hotelerike, kafiterive, bareve, restoraneve, klubeve, kazinove dhe bastoreve sportive, që detyrimisht të respektojnë orarin e punës deri ora 18.00. Respektimi i këtij vendimi të Qeverisë, do të kontrollohet në koordinim me Inspektoratin shtetërorë të tregut dhe menjëherë do të ndërmeren sanksionet e parapara ligjore.
SPB Tetovë edhe një herë apelon qytetarët, që tju përmbahen paralajmërimeve të institucioneve lokale regjionale dhe shtetërore-të shëndetësisë.TS

Related posts

Qytetarët vërshojnë marketet dhe tregjet

admin

Filipçe: Tek 1% prej rasteve ripërsëritet procesi i testimit

admin

Interpelancë ndaj Grubit dhe Osmanit? Mexhiti as nuk pohon e as mohon, do të heshtë në 100 ditët e para!

admin

Maqedoni: Nuk do të ketë aplikim, qytetarët drejtpërdrejt do ti marrin kartelat pagesore

admin

Vazhdon takimi i Pendarovskit me Zaevin e Mickoskin

admin

NDI AMERIKAN: BDI FITUES ABSOLUT NË BLLOKUN SHQIPTAR

admin