Qeveria i shton masat: Mbyll qendrën e skijimit në Mavrovë dhe kalimet kufitare me Shqipërinë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e fundit që e ka mbajtur sot pasdite, ka sjellë vendim që të shpallë gjendje krize në Dibër dhe Qendër Zhupë.

Përveç shpalljes së gjendjes së krizës, Qeveria ka vendosur ta mbyllë qendrën e skijimit në Mavrovë, si dhe kalimet kufitare me Shqipërinë (Xhepçisht-Trebisht), njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga Qeveria thonë se gjendja e krizës në Dibër do të zgjasë së paku 30 ditë, ndërsa shtojnë se do të shqyrtohet mundësia që gjendja e krizës të shpallet në gjithë territorin e vendit.

Qeveria në seancën e sotme i ka angazhuar të gjitha ministritë, drejtoritë dhe institucionet tjera shtetërore që të informojnë qytetarët në lidhje me gjendjen pas përhapjes së virusit dhe të jenë në dispozicion të tyre./Telegrafi/

Related posts

Antikorrupsioni do të monitorojë fushatën zgjedhore

admin

Ushtria gjemane e gatshme për të ndihmuar në parandalimin e koronavirusit

admin

Sot hapet pika për testim ndaj Covid-19 në Çair

admin

Ne MPB nje i punesuar me COVID 19

admin

Grupi i Vishegrahdit: Maqedonia vetëm 105 milion euro për luftë kundër Kovid-19

admin

Bytyqi: Sistemimi i administratorëve, pas pandemisë

admin